Basha: Taksa e sheshtë 9% do të çlirojë një energji ekonomike që është ndrydhur sot

E Enjte, 01 Prill 2021 22:40

 

Kryedemokrati Lulzim Basha theksoi sërish sot qëndrimin për taksën e sheshtë, pjesë e planit ekonomik të PD. Në emisionin ‘Opinion’, Basha u shpreh taksa e sheshtë, forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit.

“Ata që ju i quani oligarkë që gjoja paguajnë 15% ata sot në fakt marrin 2.2 miliardë euro të shqiptarëve. Ata janë një grusht njerëzish të cilët nuk i gjen pothuajse kurrë. Kjo është shumë e rëndësishme se ata rrallë herë i gjen më larg se 10 minuta larg kryeministrit, të këtij kryeministri. Ata janë ortakët e kryeministrit, ata kanë marrë vetëm kontrata publike 2.2 miliardë euro. Pra një grusht njerëzish të cilëve ti i jep koncesione, PPP-ra, ti ju jep tendera me çmimin pesë fish të punës që duhet ë kryej mos ja qaj hallin e tij që ky po ju merka taksa, sepse ai 15% që pretendon që i merr, ja jep 50 herë, 100 herë më shumë përmes aferave, e para.

 

E dyta, po j’ua them dhe një herë, taksa e sheshtë funksionon për shoqërinë, funksionon për shtresën e mesme, funksionon për pagat mesatare, funksionon për njerëzit me të ardhura më të ulëta, lufton evazionin. Rritja e taksave, po ta përsëris dhe një herë, qoftë kjo taksa e naftës apo tatim fitimi, çdo biznes dhe në veçanti bizneset e mëdha ja kalojnë dretpërdrejtë konsumatorit, pra qytetarit të thjesht, pra bukës së gojës, pra çmimit të qumështit.

Hyjmë më në fund një debati thelbësor, të cilin kundërshtari do ta shmang këto 3 javë që ka mbetur nga fushata, është fare e thjesht. Taksa e sheshtë, forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit.” U shpreh Basha ndërsa prezantoi aplikacionin për llogaritjen e fitimit që sjell sipas tij, taksa e sheshtë

Modifikuar më E Enjte, 01 Prill 2021 22:43

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...