Rilindja vendos: Votime për numra, jo për emra!

Hënë, 05 Prill 2021 09:14

 

-Kjo që bëri Edi Rama i kthen emrat e kandidatëve në numra, si letra bixhozi, ndërkohë që votuesit duhet të kenë emrat e kandidatëve për të ditur saktësisht se kujt do t’ia japin votën. Rilindja luajti aktin e fundit të pisllëkut.

-Kolegji Zgjedhor ka pranuar dje në mbrëmje kërkesën e PS për të hequr nga fleta e votimit emrat e kandidatëve për deputetë. Në këtë mënyrë, fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit do të ketë vetëm logot e partive politike dhe numat që u korrespondojnë kandidatëve, por jo emrat e njerëzve që qytetarët duan të zgjedhin.

 

Kolegji Zgjedhor ka pranuar dje në mbrëmje kërkesën e Partisë Socialiste për të hequr nga fleta e votimit emrat e kandidatëve për deputetë. Në këtë mënyrë, fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit do të ketë vetëm logot e partive politike dhe numat që u korrespondojnë kandidatëve, por jo emrat e njerëzve që qytetarët duhet të zgjedhin. Argumenti që përdori PS për heqjen e emrave ishte “ngarkesa” e fletës së votimit me shumë informacion dhe bërja e fletëve të votimit shumë të mëdha. Në fakt, PS nuk ka pasur hallin e formatit të fletës dhe as ngarkesën e saj. Heqja e emrave nga fleta e votimit e kthen fushatën elektorale në një betejë logove të partive politike dhe kryetarëve, por jo mes kandidatëve. Fleta e votimit të 25 prillit do të ngjajë, siç thoshte kandidati i PD, Agron Gjekmarkaj me “një letër bixhozi” ose me skedinat e famshme sportive 1, X, 2…. Heqja e emrave të kandidatëve në minutën e fundit, pasi nuk ka më kohë për prodhimin e fletëve të votimit, është tradhtia më e madhe që kryeministri Edi Rama u ka bërë kandidatëve të tij. Socialistët do të shkojnë drejt kutive të votimit jo për të zgjedhur kandidatët që ata shpresojnë se do të fitojnë, por për të votuar vetëm stemën e partisë. Fshirja e emrave të kandidatëve është dhe tallja më madhe që PS ka bërë me qytetarët lidhur me çështjen e hapjes së listave. Në muajin qershor të vitit të kaluar, pas marrëveshjes mes opozitës dhe ndërkombëtarëve për Kodin Zgjedhor, Edi Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës. Ndaloi koalicionet dhe tha se do të hapeshin listat e kandidatëve. Qëllimi ishte që të votoheshin emrat e kandidatëve dhe jo partia apo numrat. Beteja për hapjen e listave bëri që të harroi dhe arsyeja e vërtetë e ndryshimit të njëanshëm të Kodit Zgjedhor, që ishte ndalimi i koalicioneve. 20 ditë para zgjedhjeve, Edi Rama hoqi dhe atë që cilësohej si pozitive në këtë fushatë, mundësinë që qytetarët të votonin emrat. Më këtë hap, ka rënë dhe hapja e listave të pjesshme duke e kthyer fushatën elektorale në një votim numrash. Çështja e fshirjes së emrave godet më tepër kandidatët që kanë përvojë të gjatë në politike. Emrat që kanë vite që identifikohen në elektorat dhe kanë reputacionin e tyre në jetën parlamentare dhe publike, me modelin që ka miratuar Edi Rama do të jenë thjesht numra në një fletë votimit. Identifikimi me emër ishte një element që mund të shtonte votat, sepse një qytetar që nuk pëlqen PS, PD, LSI etj., mund të kishte preferenca për një kandidat të caktuar dhe e votonte atë pavarësisht partisë ku bënte pjesë. Por Edi Rama ka vendosur që të mos lejojë asnjë individë me profil të lartë politik, veç tij në Partinë Socialiste. Në listat e kandidatëve të PS, në vendet e para janë emrat që nuk njihen aspak në publik dhe janë zgjedhje të rastësishme. Në mes të listave janë drejtorë të administratës që përfliten për korrupsion dhe afera kriminale, futja e të cilëve me emra në listë realisht i prish punë PS, pasi çdo njëri prej tyre u kujton një vjedhje apo korrupsion qytetarëve. Ndërsa në fund të listës së PS janë “senatorët” dhe njerëzit me kontribute në PS që Edi Rama i vendosi për t’i përjashtuar nga partia. Frika e tij është te këta emra që i vendosi në fund për ti zhdukur nga partia, sepse mund të marrin vota më shumë se gjithë kandidatët e tjerë duke i rrezikuar dhe të ardhmen në PS. Ndaj, kryeministri ka vendosur të bëjë një lëvizje djallëzore duke i fshirë gjithë emrat e kandidatëve nga fleta e votimit. Më këtë vendim tregoi se ka frikë nga një pjesë e kandidatëve të tij, ndërsa pjesën tjetër duhet ta fshehë se njerëzve u kujtojnë aferat që kanë bërë këto tetë vite dhe paratë që kanë vjedhur.

Mbrëmë Agron Gjekmarkaj pas këtij marifeti që ka bërë Edi Rama shkroi ndër të tjera se “Asnjë hap pas !

Doli edhe fleta më e perçudshme e votimeve që ka njohur historia !

Duket si letër bixhozi !

Edi Rama po tenton ta bëjë lëmsh proçesin elektoral! Por asgjë nuk e shpëton ! Opozita do ti rrijë atij dhëmb për dhemb e sy për sy në çdo qytet dhe fshat, në çdo lagje e qender votimi !

Policet e tij diten vënë postoblloqe për të kontrolluar makinat e kandidatëve të Opozites, natën heqin çdo postobllok për makinat e OSHE-së për të hyrë nëpër fshatra dhe darovitur !

Me “shpërblime” për “termetin”, me “legalizime”, me lista “angazhimi” për administraten që do të sjelle vota per Rilindjen, Edi Rama po kalon ditët e agonisë!

Opozita dhe Populli i saj tashmë shumicë janë në këmbë, janë roje , nuk ka presion që i ndal, nuk ka dhunë që i mposht !

Ndryshimi do të mbrohet si kurrë më parë me çdo çmim që i paguhet lirisë dhe demokracisë! Do ta mposhtim Edi Ramen dhe banden e tij ! Ata kanë shumë për të patur frikë , ata humbasin shumë nga përballja, ne asgjë, ne vetem fitojmë vendin tonë dhe heqim zgjedhen korruptive të tjetërsimit të votes !

Asnjë hap pas në fushatë, asnjë hap pas nga komisioneret dhe vëzhguesit tanë!

Asnjë hap pas pa e shporrur diktatorin senil dhe haremin e tij të një mijë e një poshtërsive! Ky nuk të lë në paqe as diten e Pashkëve, mjafton të shikosh fleten e votimit për të kuptuar deri ku i shkon perversiteti i shpreses manipuluese!”.

Pavarësisht numrave prapë Rilindja do humbë thellë me 25 prill

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...