Kryeministri Edi Rama nxjerr Ushtrinë 18 ditë para Zgjedhjeve!

E Enjte, 08 Prill 2021 08:44

 

-Sulmet e Qeverisë se greva u nxit nga opozita janë absurde, pasi Albkontrolli drejtohet nga një Bord me deputetë të PS, zv/ministra dhe kryetarë bashkish të PS e ku ministrja Balluku ka qenë vetë drejtoreshë me pagë mujore mijëra euro.

-Qeveria ka dhënë dje shenjat e qarta të një regjimi që është gati të shtyp me ushtri dhe polici këto që kërkon të drejtat e tij në këtë vend. Vjet në muajin mars-prill Rilindja nxori ushtrinë me mitraloza mbi autoblindat në kryeqytet për të luftuar virusin, kurse dje i nxori nga kazermat për të shtypur një grevë. Shqetsimi publik mbetet nëse Rama do ti nxjerrë edhe ditën e zgjedhjeve ushtarët dhe mjetet e blinduara në rrugë.

 

Punonjësit e Albcontrol, një shoqëri me kapital 100 % shtetëror, protestuan dje për uljen e pagave dhe shkarkimin nga puna të disa kolegëve të tyre. Zyrtarisht punonjësit nuk e shpallën grevën, por në bazë të ligjeve pezulluan punën për të kërkuar reflektimin nga ana e institucioneve të qeverisë. Pezullimi erdhi pas ankesave zyrtare në Kryeministri dhe Ministrinë e Transporteve lidhur me uljen e pagave deri në masën 46 përqind. Mungesa e përgjigjes zyrtare ka sjellë dhe përshkallëzimin e situatës deri në bllokimin e punës. Nga Rinasi dje u bllokuan fluturimet dhe vetëm ky akt i kontrollorëve zgjoi qeverinë. Reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Financave, Belinda Balluku për aktin e kontrollorëve ishin jashtë çdo logjike normale dhe fakteve publike. Kryeministri tha se greva ishte e nxitur nga Presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pa dhënë asnjë provë se ku e bazonte këtë akuzë, kryeministri foli për sabotim dhe për arrestime të atyre që sipas tij kanë organizuar këtë akt. Ministrja Balluku, e cila prej shumë vitesh ka qenë drejtoreshë e Albcontol, shkoi dhe më tej në akuzat e saj. Balluku tha se kontrollorët, që në shumicën e raste janë emëruar me firmën e saj gjatë 6 viteve, janë militantë të opozitës dhe njerëz të motivuar politikisht! Balluku nuk u ndal me kaq, por publikoi pagat që marrin këta punonjës dhe deklaroi se ulja e tyre me 46 % nuk është ndonjë hata e madhe. Vetë Balluku si drejtoreshë e Albcontrol ka marrë një pagë mujore me të lartë se ajo e kreu i shtetit dhe kryeministrit, të bëra bashkë megjithatë sa ishte në detyrë nuk u ankua kurrë për shpërblimet financiare. Sot që ish-vartësit e saj ankohen për mohimin e një të drejte të ligjshme, ministrja i kërcënoi me burg dhe procedime penale. Pas deklaratave aluçinante për grushte shteti dhe sabotim të punës në Rinas, qeveria bëri dhe një akt marrëzie. Teksa kontrollorët prisnin nga qeveria negociata për kushtet e tyre, Edi Rama urdhëroi forcat e ushtrisë që të marrin nën kontroll zyrat e Albcontrol dhe Aeroportin e Rinasit. Situata kaoi çdo parashikim, kur paradite Edi Rama lë të kuptohet se opozita po i bën grusht shteti me 50 kontrollorë ajror, ndërsa pasdite dërgon ushtrinë të pushtoi Aeroportin e Rinasit duke urdhëruar policinë për të arrestuar punonjësit. Presidenti Ilir Meta publikoi dje korrespodencën zyrtare për kërkesat e shoqatës së kontrollorëve dhe deklaratën e tij të qartë se nuk mbështesë asnjë bllokim të punës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se kriza në Rinas ishte një sajesë personale e Edi Ramës, pasi qeveria e kish degraduar vetë situatën në këtë pikë. Ndërkohë, dokumentet tregojnë se Albcontroll kontrollohet nga PS, qeveria dhe militantët më të zellshëm të Edi Ramës. Në Këshillin Mbikëqyrës janë drejtorë të Edi Ramës, vartës së Belinda Ballukut dhe deri njerëz me lidhje nepotizimi me ministra dhe deputetë të PS. Qartësisht Abcontroll është një degë apo seksion i PS dhe të akuzosh Presidentin dhe opozitën se nxitën një protestë mes njerëzve dhe familjarëve të PS duhet të kesh probleme serioze me logjikën. Sipas njoftimit të kontrollorëve, aeroporti i Rinasit do të hapet sot në orën 10:00. Por kriza 24 orësh tregoi një të vërtetë edhe më të frikshme se përplasja e panevojshme politike. Kontrollorët ajror janë punonjës të shtetit shqiptar. Në vitet e fundit, është rasti i parë kur punonjës të administratës ngrihen në grevë apo protestë. Mund ta kenë gabim për pagat apo kërkesat e tjera, por është e drejtat e tyre kushtetuese të kërkojnë nga shteti më shumë. Çështja në këtë histori është sesi përgjigjet shteti ndaj punonjësve të tij. Ajo që pamë dje është alarmante dhe në kufijtë e marrëzisë. Edi Rama i akuzoi të gjithë si njerëz të opozitës, pa marrë mundimin t’ju plotësojë kërkesat. Ministrja i talli si të ishin njerëz pa vlerë dhe në fund qeveri u dërgoi ushtrinë. Në çdo vend të botës punëtorët protestojnë, bëjnë greva dhe sigurisht bllokojnë punën. Qeveria ka detyrim t’i dëgjojë dhe të gjejë dialog me ta. Vetëm në regjimet dhe vendet demokratike, qeveria u çon ushtrinë punëtorëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...