Agron Gjekmarkaj: Rama është e kaluara. Me Bashën kryeministër, procesi i vaksinimit do jetë më efikas

E Enjte, 08 Prill 2021 08:48

 

Nga Agron Gjekmarkaj

Vaksinat dhe Rindertimi si angazhim i Lulzim Bashes!
Prej kohesh Edi Rama i mbulon genjeshtrat me genjeshtra aq sa ka bërë një mal më të lartë se Everesti ! Tani po thotë duke u çjerrë sa andej ketej se me ardhjen e PD në pushtet do nderpritet vaksinimi dhe rindertimi!
Edi Rama është e kaluara tashmë, ai i ka humbur zgjedhjet por rri me shprese se duke artikuluar marrëzi si kjo ja zvoglon vetes disfaten! Duhet të kujtojmë se vaksinat po i blen me paratë e shqiptarve dhe jo me rrogen e tij ! Po sjell vaksina kineze të paçertifikuara nga EMA, Agjensia Europiane e Barnave dhe është shumë i vonuar dhe i deshtuar në këtë proçes ! Mjafton të kujtojmë propozimet konkrete të Lulzim Bashes që në filim të pandemisë, një pjesë e të cilave u zbatuan keq nga qeveria, thirrjet e tij të vazhdueshme për të porositur vaksinat me kontrata trasparente për të kuptuar qendrimin!
Me ardhjen e Bashes në krye të puneve në Shqiperi do të vinë më shumë vaksina perendimore, proçesi i vaksinimit do të jetë më efikas dhe i plotë !
Strategjia e tij si Kryeminister dhe e Opozites për daljen nga kriza është e qartë! Shkurt e drejt, vaksinimi do të vazhdojë, do të perfundojë me vaksina cilësore për të gjithë pa diskriminim social !
E njëjta histori me rindertimin !
Sot megjithëse po bëhen gati dy vjet nga termeti ka ende shumë familje në çadra! Premtimet e Edi Rames perfunduan në magazinen e genjeshtrave të pafundme!
Ritmi i ngadaltë i ndertimeve ka sjellë shumë vuajtje të banoret e pastrehë! Cilësia e ndertimit po kaq lë per të deshiruar ! Duhet të kujtojmë se shtepitë nuk po i nderton Edi Rama me kursimet e veta por me donacionet dhe kreditë që duhet ti paguajmë një me një të dhëna nga BE dhe institucione të tjera nderkombetare!
Po ashtu në këtë pike Lulzim Basha ka qënë i prerë dhe konkret! Rindertimi do të permbyllet nga qeveria e re si prioritet absolut! Shtëpite me ligj do të jenë pronë e banorëve të cilët mund ti shesin ose ti mbajnë sipas deshires! Po kaq Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të hetojë të gjitha abuzimet për të marrë tenderat korruptivë të rindertimit si dhe cilesinë e banesave sepse qytetaret duhet të respektohen në dinjitetin e jetes ! Kjo e Edi Rames është e vetmja qeveri në botë e cila perpiqet të perligje ekzistencen e saj me dy fatkeqësi kur vetë është shnderruar në fatkeqsinë më të madhe kombetare në epoken e pluralizmit!
Gati tre dekada me Edi Ramen, janë shumë ! Boll më! Koha per pension i erdhi!
Ka premtuar që do behet rrobaqepes pasi të ike, duke gjykuar nga shallvaret me të cilat mbulohet. Do dështojë edhe në ate profesion si në qeverisje , si me vaksinat apo rindertimin! Fushata njerëzore e Lulzim Bashes po e vjetron edhe më genjeshtarin kronik, hakerruesin dhe sharësin e perjetshëm!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...