Kryemadhi nxjerr videon nga pritja e mbështetësve: Këtë entuziazëm të mrekullueshëm dhe energji pozitive vetëm Korça mund ta dhuronte

Diel, 11 Prill 2021 10:33

 

Krytarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një video nga pritja e mbështetësve të kësaj force në qytetin e Korçës.

Teksa iu thotë të thërrasin Shqipëri, Kryemadhi iu bën thirrje qytetarëve t’i japin dorën njeri-tjetrit dhe më 25 prill të votojnë ndryshimin.

 

“Ky entuziazëm i mrekullueshëm, kjo energji pozitive, kjo çiltërsi dhe kjo dashuri vetëm Korçë mund ta dhuronte në këto ditë të bukura të cilat po trokasin në dyert e Shqipërisë. Do t’ju lutesha të thërrisnit Shqipëri sepse Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është vendi ynë, Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë që ka secili nga ne. Sepse fjala më e shtrenjtë për ne nuk është ‘Rama ik’, fjala më e shtrenjtë është Shqipëria. Gjëja më e shtrenjtë është flamuri ynë kombëtar. Sot kemi më shumë nevojë se kurrë për t’i dhënë dorën njeri-tjetrit, për të trokitur derë më derë, për të vajtur shtëpi më shtëpi, për t’i thënë njerëzve që të marrin kartat e identitetit në dorë dhe më 25 prill të drejtohen në kutitë e votimit dhe të votojnë. Të votojnë ndryshimin, të votojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë numrin 6, të votojnë LSI”, deklaron Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...