Basha në Krrabë: Mbajtëm fjalën për tunelin e Elbasanit, për vizat, për NATO-n ...

Diel, 11 Prill 2021 10:48

 

Kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë sot në Elbasan, teksa ka ndaluar në hyrje të tunelit të Kërrabës, ku është pritur me entuziazëm nga mbështetësit me flamuj të Shqipërisë dhe të PD. Basha deklaroi se ky tunel është porta që ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanit, teksa dha një mesazh për fjalën e mbajtur në politikë. Kreu i PD theksoi se fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jetë themeli i një kulture të re politike që siç afroi Tiranën me Elbasanin duhet të afrojë Shqipërinë me Europën.

“Me dhjetëra herë, ndoshta qindra herë këta muajt e fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës. Të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit, ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre. E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpitë elbasanllinjve dhe banorëve të gjithë qarkut, por jo vetëm për këtë vepër të jashtëzakonshme që shndërroi shumë dimensione të jetës së qytetarëve. Nuk kam ardhur të flas për diçka për të cilën ju keni shprehur vlerësimet tuaja. Por kam ardhur të jap një mesazh, mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë dhe në kulturën e re politike që do themelojmë së bashku më 25 prill, fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike. Siç afroi Tiranën me Elbasanin, duhet të afrojë Shqipërinë me Europën. Fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace, kur del ajo fjalë merr një vlerë dhe nuk mund të harrohet. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pafund, jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, janë qytetarët që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime. Ndodhem këtu për të thënë që më 25 prill duke votuar PD, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për ndryshim, ju do votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend”, deklaroi Basha

Modifikuar më Diel, 11 Prill 2021 13:35

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...