Kryemadhi bën zotimin nga Kamza: Pas 25 prillit, do të ndërtojmë këtu një nga spitalet më moderne të Shqipërisë!

Hënë, 12 Prill 2021 19:56

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim në Kamëz, tha se kjo bashki, është e 5-a në vend, sa iu përket popullsisë dhe shtrirjes gjeografike.

Ajo tha se është mëkat, që kjo bashki të mos ketë një spital, e u zotua se pas 25 prillit, do të ndërtohet në Kamëz një nga spitalet më modern në vend.

 

“E rëndësishme nuk është vetëm punësimi, por e ardhmja e fëmijëve tanë, e shqiptarëve, e jona. Sot, nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli, si sot dy javë numëruesit e LSI do të numërojnë fletët e votimit, që do të jenë të kuq, si flamuri shqiptar. Unë sot dua të them shumë gjëra, të them shumë fjalë, që kanë qenë të pamundura, por ne s’jemi ndalur për të bashkëbiseduar me ju.

Bashkia e Kamzës është e 5 në rang vendi nga popullsia, shtrirja. Një nga problemet kryesore që ka, është mungesa e spitalit. Ne si LSI e mbajmë fjalën, i qëndrojmë angazhimeve tona, jo vetëm që do e çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë kandidatëve në Kamëz, por do e çojmë këtë, sepse është detyrë qytetare, është humanizëm, por që një nga bashkitë më të mëdhaja, të ketë një nga spitalet më moderne në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

 

Unë do doja t’ju falënderoja jashtëzakonisht shumë për të gjithë angazhimin tuaj, por do doja gjithashtu të falënderoja edhe Arin, si kryetari i LSI-së së Bashkisë Kamëz, i cili e ka pasur shumë të vështirë për tu përballur jo vetëm me sfida, por edhe me presione, me paturpësinë e pushtetit në ikje, i cili nuk u ndal në asnjë moment, por përkundrazi rezistoi, qëndroi dhe i dha dorën të gjithë djemve dhe vajzave në Kamëz, në Paskuqan, në Frutikulturë, në Institut e kudo, sepse ajo që është edhe akoma më e rëndësishme është solidariteti që ne të gjithë kemi me njëri – tjetrin.
Nuk mund të rri pa falënderuar të rinjtë dhe të rejat e LRI-së. Të gjithë ata që i japin energjinë, forvcën dhe kurajën LSI-së. I japin motivimin, sepse nëse ne nuk do të kishim këto të rinj dhe të reja, nëse ne nuk do të kishim këto djem dhe këto vajza, nuk do të kishim këtë energji, këtë pozitivitet, por mbi të gjitha, jua them si nënë, nuk do të kishim forcën, sepse vetëm dëshira për tu dhënë dorën dhe për tu hapur rrugën fëmijëve tanë, i jep forcën një gruaje për të mos u ndalur në asnjë moment përballë gjithë vështirësive dhe ndalesave që krijohen.
Sot është një ditë që fillon java e parafundit e fushatës elektorale dhe ne nuk do të ndalemi në të gjithë Shqipërinë duke prezantuar kandidatët, por edhe duke dhënë emocione. E dimë që është i vështirë komunikimi me mediat, e dimë që e kemi të vështirë komunikimin me njerëzit, por për një gjë dua t’ju garantoj dhe siguroj: Energjia e LSI-së nga Shkodra deri në Sarandë, nga Vlora deri në Korçë është e jashtëzakonshme. Ka një energji të paparë. Është një entuziazëm i pandalshëm dhe kjo është frika që ka rilindja në ikje, kjo është frika që ka tranzicioni i kalbur që ndërtoi Edi Rama dhe politika e vjetër.
Prandaj, unë besoj, besoj tek ju, besoj tek njerëzit tuaj, besoj tek familjet tuaja, besoj tek gratë tuaja, tek nënat tuaja, tek fëmijët tuaj që më 25 prill ju do të bëni ndryshimin. Më 25 prill ju do të krijoni hapësirën duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.
Shqipëria është këtu. Emigracioni nuk është më për shqiptarët. Emigracioni ishte një instrument për 30 vite më parë, por ne duhet ti themi politikës së vjetër ‘STOP’ dhe për të krijuar hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat që të bëjnë një politikë të re, një politikë evropiane, një politikë gjithëpërfshirëse, me njerëz të rinj, me emra të rinj, me fytyra të reja dhe mbi të gjitha me të rinjtë dhe të rejat tanë të mrekullueshëm, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, duan të ndërtojnë familjen e tyre në Shqipëri, duan të kenë një jetë të lumtur në Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve. Shqipëria është një vend i bekuar.
Zoti ju ruajttë ju, familjet tuaja, fëmijët tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...