Socialisti i del përpara Bashës: 14 vjet votova për PS tani do të votoj PD-në për ndryshim

Hënë, 12 Prill 2021 20:07

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë dhe biznese, është ndalur në Njësinë 8 në Tiranë ku nuk ka munguar as entuziazmi i zakonshëm i qytetarëve dhe simpatizantëve. Madje gjatë takimeve në zonën e Selvisë, Basha mori edhe votën e socialistëve të zhgënjyer nga qeverisja e Rilindjes.

Qytetari: Urime për fushatën!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!
Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.
Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

 

Mes qytetarëve që nuk nguruan t’i shprehnin mbështetjen Bashës, ishin dhe socialist të zhgënjyer që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill.

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.
Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari 2: Suksese të ectë mbarë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari 2: 14 vjet ja kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.
Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë.
Qytetari 2: E paçi faqen e bardhë!
Lulzim Basha: Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...