Berisha:Me 26 prill kryeministri Rama do kërkoj azil në Beograd

Hënë, 12 Prill 2021 22:17

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga studioja e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se më 26 prill kreu i qeverisë, Edi Rama, do të arratiset në Beograd.

Sipas tij, Rama do të kërkojë azil politik sepse pozitat e tij janë rënduar shumë.

 

“Rama më 26 prill do t’ja mbathë për një kohë të gjatë në Beograd dhe pastaj do të përpiqet të marrë partinë, nëse nuk ja marrin këta të tjerët. Edi Rama ka probleme madhore karakteriale.

Edi Rama në këtë fushatë paraqitet si një njeri që nuk ka të shkuar sepse nuk ka realizuar asgjë në tetë vite, një njeri që nuk ka të sotme se nuk ka një program, një njeri që nuk ka të ardhme se programi është ai që garanton zbatimin.
Zoti Rama, për mua, është në prag të përfundimit të karrierës së tij politike dhe më së shumti, do të bëjë një arrati në Beograd për azil politik.

Në Beograd sepse Turqia nuk do të marr përsipër të acarojë marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i dhënë azil politik atij. Aktet e fundit po të marrim, meritojnë secila dosje 30-40 vjet dënim.

Si mund të nxirren të dhënat e shqiptarëve në kasafortat e mafiozëve të PS? Si mund të gjobitet vendi yt për Becchetin? Nuk ka drejtësi që mund të mbrojë Edi Ramën për këto krime. Nuk janë të gjithë si ata që ka emëruar Edi Rama. Nuk ka drejtësi që mbron njeriun kur nxjerr të dhënat private të shqiptarëve. SPAK është në krye. Kryetari i SPAK ishte brenda listave të tyre. Edi Rama për të zezat e tij mund të krahasohet ose vjen pas Enver Hoxhës”, deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...