Gazetari i mirënjohur Rakipllari ka pasur një debat të ashpër mbrëmë me Frrok Cupin të cilin e ka cilësuar edhe si lëtyrë , "Punoje spiun tek Sigurimi i Shtetit" është shprehur Rakipllari.
Të dy të ftuar në emisionin “Open”, të dy janë përplasur lidhur me rolin e presidentit Ilir Meta në zgjedhjet e 25 prillit.
Rakipllari një gazetar i mirënjohur dhe i spikatur e mbyti Cupin me fakte dhe argumente ,ky i fundit , shërbëtor i verbër i rilindjes shante e bërtiste në mungesë të argumentave .Me pak fjalë Rakipllari e shkerrmoqi live dhe e la pa fjale.
PJESË NGA SHERRI:
Frrok Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.
Rakipllari: Kur të duash ti
Frrok Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.
Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.
Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?
Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku ti dojë qejfi.
Frrok Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.
Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.
Frrok Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.
Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje
Frrok Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur
Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.
Frrok Çupi: Do të të them ça lexoj me ty
Rakipllari: Se ça thonë për një letyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.
Frrok Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?