Betimi i Presidentit Meta: Kurrë më nuk do lejoj rikthimin në diktaturë

Tuesday, 13 Prill 2021 13:39

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Qani Sadikun, një nga qëndrestarët heroikë dhe të papërkulur kundër dikaturës komuniste. Teksa thotë se kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë, kreu i shtetit thekson se ”Brezi i ri i lirisë nuk duhet dhe nuk do ta lejojë rilindjen e metastazave të diktaturës, qofshin këto të shfaqura edhe si elemente të autoritarizmit dhe deformimit të demokracisë”.

Postimi i plotë

 

Vlerësova me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, zotin Qani Sadiku, një nga qëndrestarët heroikë dhe të papërkulur kundër dikaturës komuniste, “Në shenjë vlerësimi për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealit të shqiptarëve për liri, demokraci, shtet të drejtë dhe jetë me dinjitet. Për kontributin si veprimtar dhe drejtues shoqëror në mbrojtjen e të drejtave të shtresës së ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri”.

Si Kreu i Shtetit kam nderin dhe njëkohësisht detyrimin për të lartësuar në panteonin e historisë të gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë prej regjimit monist që u mori jetët dhe i zvarriti në një kalvar të tmerrshëm vuajtjeje në burgje, internime, punë skllavëruese dhe mohim të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Shoqëria shqiptare me gjithë hapat pozitivë të viteve të shkuara ka ende shumë për të bërë për shërimin dhe rivlerësimin shpirtëror e financiar të përfaqësuesve të kësaj shtrese.

Brezi i ri i lirisë nuk duhet dhe nuk do ta lejojë rilindjen e metastazave të diktaturës, qofshin këto të shfaqura edhe si elemente të autoritarizmit dhe deformimit të demokracisë. Kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...