“Nëse doni ndryshimin votoni për ndryshimin”/ Basha flet për deklaratat e Yuri Kim: Tha atë që çdo politikan me integritet duhet ta thotë! SHBA-të nuk kanë…

E Enjte, 15 Prill 2021 22:38


Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim u bëri thirrje shqiptarëve, që nëse u ka ardhur në majë të hundës korrupsioni, të votojnë për ndryshimin

Shumë nënkuptuan se kjo ishte një thirrje për të votuar koalicionin opozitar, por diplomatja sqaroi disa herë më pas se SHBA nuk mban asnjë anë politike. Po Lulzim Basha si e ka lexuar këtë mesazh të ambasadores, a ka marrë krah Yuri Kim?

“SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë. Interesi i tyre për një demokraci të konsoliduar në Shqipëri, demokracinë dhe lirinë në Shqipëri nuk është diçka e re dhe në këtë kuptim nuk mendoj se ka ndërhyrë në fushatën elektorale, përkundrazi ka thënë atë që duhet të thotë cdo politikan me integritet dhe cdo qytetar me integritet; jo korrupsionit, dilni dhe votoni dhe merrni përgjegjësi me votën tuaj” tha ai.

Por a shikon Basha ndërhyrje nga Turqia në favor të Edi Ramës? “Turqia është një aleat dhe partner në NATO me të cilën Shqipëria ka dhe duhet të zhvillojë marrëdhënie bilaterale. Një gjë është e qartë si drita e diellit, pavarësisht nga përpjekja për personalizim të marrëdhënieve, kryeministri në ikje ka dështuar dhe në politikën e jashtme si në cdo fushë për të prodhuar të mira për qytetarët, ka prodhuar negativitet dhe komplikime edhe aty ku politika shqiptare zakonisht ka qenë e bashkuar, si në rastin e Kosovës dhe politikës rajonale”.

Po a është normale që Albin Kurti të bëjë fushatë në Shqipëri për kandidatët e Vetëvendosjes? “Unë nuk e shoh Albin Kurtin të bëjë fushatë në Shqipëri por një përpjekje të Edi Ramës për t’u imponuar si lider global dhe ndërkohë kjo e ka çuar drejt dështimit me cdo angazhim të politikës shqiptare. Sa vende ka ndihmuar Shqipëria që Kosova të njihet, në cilat institucione ka ndihmuar të anëtarësohet?” tha ai.

Lulzim Basha shpalosi edhe prioritetin absolut të politikës së jashtme. “Do të jetë mbështetja e Kosovës në njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur, njohjen në institucionet ndërkombëtare dhe shkrirjen në një të ekonomive tona” tha ai. /Abc/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...