“Më kanë vënë 500 patronazhista nga pas”, Meta tregon incidentin me Ylli Bodinakun: Më tha do ta rraf

Saturday, 17 Prill 2021 21:28

 

Presidenti Ilir Meta ka folur mjaft i shqetësuar mbrëmjen e sotme për patronazhistët e PS-së, që sipas Metës nuk janë gjë tjetër veccse fuksa që funksionojnë në formën e gestapos.

Meta u shpreh mbrëmjen e sotme gjatë një konference se i janë vënë nga pas 500 patronazhistë. Madje ai rrëfeu dhe një incident me Ylli Bodinakun, i cili kishte zbuluar një patronazhist dhe donte ta rrihte, por kishte ndërhyrë Presidenti.

Këto ishin deklaratat e Metës pas dy pyetjeve të bëra nga gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj, i cili e pyeti Presidentin për deklaratën e këtij të fundit që fëmijët e tij le të shuhen si familja Jashari dhe për deklaratën tjetër që Meta po të futet në garë mund ta lërë PS-në pa grup parlamentar.

Biseda:

Gjinaj: Fëmijët e mi të shuhen si familja Jashari, kush është armiku juaj?

Meta: Unë jam presidenti i gjithë familjes së madhe. Të jeni e sigurtë që demokracia nuk bëhet kurban me 25 prill. Ne do i tregojmë gjithë botës që jemi popull shqiponjash. Do iua tregoj unë sesi funksionon me anë të patronazhistëve.

Gjinaj: Banderolat, nëse vijohet, ju edhe mund të jeni në garë?

Nuk do t’iu them asgjë për këtë ccështje. Ajo që unë dua si president duhet më shumë program, përgjeshmëri dhe qytetari. Do ti ftoja kandidatët për kryeministër të shpalosin me qetësi programet e tyre. Këtë gjë duhet të bëjnë dhe kandidatët. Është shqetësuese, kemi garë por nuk kemi debate. Unë nuk kam kërkuar të përballem si kandidat me kryeministrin. Por jam akuzuar si kandidat, sikur unë takoj njerëzs të dyshimtë. I kam thënë zgjidh studion, zgjidh gazetarin, dhe të na dëgjojnë të gjithë shqipatrët. Kanë 500 patronazhista. I kishin vënë patronazhist dhe Ylli Bodinakut, më tha do ta rraf se zbulova patronazhist. Në asnjë mënyrë i thashë. Do iu jap prova në ditet në vijim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...