Kryemadhi nga Berati: Gjithmonë kemi pasur 3 mandate në këtë qark, në këto zgjedhje do të marrim të 4-in

Diel, 18 Prill 2021 13:06

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me qytetarët e Beratit, theksoi se ndryshimi kalon përmes numrit 6 në fletën e votimit.

Ajo theksoi se gjeneza e LSI janë të rinjtë, e pikërisht, persona të dalë nga strukturat e LRI janë sot drejtuesit politikë në qarqe tepër të rëndësishme si Durrës, Korçë e Berat.

 

Kryemadhi theksoi ndër të tjera, se LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate deputetësh në Berat, por këtë herë, do të synojë të katërtin.

 

“Berati është histori, nuk është vetëm histori e trashëgimisë kulturore që ne krenohemi me kalanë, dritaret. Por Berati është një histori historike, e qëndresës dhe e luftës. E tha Arditi pak më parë që i është bashkuar LSI në moshën 17-vjeçare. Veçoria e LSI ishte që në themelimin e saj kishte zgjuarsinë e njerëzve që duan të bëjnë shtetit, por edhe entuziazmin e gjakut të ri. Të dashur miq, ekipi i Beratit, ka jo vetëm fuqinë, por edhe vizionin për ta drejtuar Qarkun e Beratit aty ku ka nevojë. Largimi i të rinjve nga Berati s’do vetëm fjalë, do guxim e vëmendje. Ky ekip që është i qartë në planin e tij, për të rikthyer vlerat në Berat, ta bëjë atë qendër të ekonomisë.

 

Nuk mund të them gjë tjetër, për Esmeraldën, që është një grua e jashtëzakonshme, e cila lufton çdo ditë, për të mbajtur biznesin dhe dhënë mundësi qindra grave që kontribuojnë. Me Esmeraldën e cila përfaqëson të gjithë industrinë fason që po luftojnë për të mbajtur punëtorët e tyre. Më 25 prill do i krijojmë hapësirë sipërmarrësve. Ajo për të cilin kemi nevojë, është solidariteti, ndjenja e forcës që lidhemi fort. Dua të theksoj se kam kaq gjëra të bukura nga Skrapari dhe Berati që të japin emocione pafund, sepse mbështetja që ju i keni dhënë LSI është e madhe. Unë dua të flas për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, punësimin, të rinjtë e të rejat.

 

Dua të flas për jetën tuaj të përditshme. Por në fakt hallet dhe problemet nuk mbarojnë asnjëherë. Fuqia dhe besimi tek njëri-tjetri na japin kurajon për të ecur përpara. Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha tre mandate në Berat. LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat.

Si mund të them për doktor Benard Nonaj, që është jo vetëm një mjek i mrekullueshëm, por mbi të gjitha është një nga personat që të rinjtë e LRI, ai ka qenë njeriu që kanë ndarë emocionet e tyre më të forta, kur kanë sjellë fëmijët në jetë.

Doktor Benard Nonaj nuk është vetëm, por është dhe trashëgimtar i doktor Rrekes, që nuk ndaloi pa punuar për LSI. Edhe deri në momentin e fundit të jetës, punoi për t’i shërbyer shëndetin e popullit të Skraparit”, tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...