Basha nga Kukësi: Kukësi i zbrazur nga emigracioni. Edi Rama, shkaktari i kësaj plage. Votoni numrin 9 për ta ndryshuar!

Diel, 18 Prill 2021 13:12

 

 

Autokolonat e Partisë Demokratike, ku ndodhej edhe kryedemokrati Lulzim Basha, teksa ishin nisur drejt Fushë –Arrëzit, janë ndalur në Kukës, për shkak të numrit të shumtë të qytetarëve që kishin dalë për të përshëndetur liderin demokrat.

Ky i fundit, doli nga makina dhe u vendos në mesin e qytetarëve për t’i bërë thirrje për ndryshimin, që sipas tij, arrihet më 25 prill duke votuar numrin 9.

 

Basha i vendosi theksin shpopullimit që po ndodh në Qarkun e Kukësit, e më tej, në të gjithë Shqipërinë, e shtoi se pas 25 prillit, ky fenomen do të minimizohet.

 

“Nuk mund të kaloja pa u ndalur për faleminderit për këtë pritje. Bashkë për ndryshim, me votën tuaj për numrin 9 do i kthejmë Kukësit dhe Shqipërisë mundësinë për punësim dhe arsim. Për tetë vite me radhë, Kukësi është zbrazur nga bijtë dhe bijat e tij, është treva më e shpopulluar.

 

Tetë vite dështime, të lënë plagë në qytetarët e Kukësit. Ndonëse është një plagë që rrjedh anembanë vendit, mijëra djem dhe vajza të larguara, ky realitet, nuk ka për të ndryshuar po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve.

 

Asnjë marifet elektoral nuk e shëron dot këtë plagë, këtë e di Kukësi dhe Shqipëria. Bashkë për ndryshim votoni numrin 9. Faleminderit për këtë pritje, me lejen tuaj do nisem për Fushë-Arrëz, Pukë e më tej. Zoti ju bekoftë juve! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...