Bushati braktis emisionin prej Taulant Ballës, por dhe Balla ikën nga transmetimi prej Abilekaj

E Enjte, 22 Prill 2021 08:21

 

Në Top Channel kishte sherr dhe debat. I pari që braktisi emisionin ishte Andi Bushati ku akuzoi direkt Taulant Ballën si shkaktar të kësaj ngjarje në Elbasan, e ku më pas sapo Balla doli live në TCH, por jo Gazmend Bardhi që të dëgjoheshin dy palët, ai braktisi emisionin.

Bushati iku, por mbeti analisti tjetër i pavarur Enton Abilekaj.

 

Pak me pas plasi sherri mes Enton Abilekaj dhe Taulant Ballës që rrinte live në emision.

Abilekaj ka detyruar Ballën që të braktisë emisionin ‘Open’ ku po diskutohej për krimin e ndodhur.

Abilekaj i ka thënë Ballës së mbështetësit e PS kanë qëlluar të parët me armë dhe se ti je shkaktari i kësaj gjakderdhje.

‘Ti kriminalizove Elbasanin, i dërgove njerëzit që të vriteshin, ti po blen vota në qark. Pse nuk i gjen policia blerësit e votave, sepse policia është bashkëpunëtore e blerjes së votave. Ata njoftuan policinë sapo zbuluan pikën e votave. Ajo që është bërë ka ndodhur në sy të policisë. Ata që kanë shtirë të parët janë mbështetësit e PS-së. Kjo klimë politike ka një fajtor, ne po themi se kush është vrasësi. Asnjë krim nuk e justifikon vrasjen. Kjo e ka një fajtor dhe ai është ai që ka ngritur një sistem. Ai që ka futur krimin, biznesin në PS, ai që në 2017 mori duke rekrutuar ata që thuhen patronazhistët. Ai është Edi Rama dhe Taulant Balla”, tha Abilekaj.

Dhe me pas Taulant Balla u detyrua të braktisë emisionin ku u dëgjua një shfrim nga ai që po ikte; “ti je vagabond” për Abilekaj

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...