Meta në konferencë: Krimi zgjedhor kërcënon seriozisht nesër. Do jem në Presidencë edhe të hënën për të garantuar ndërrimin e pushtetit në respekt të…

Saturday, 24 Prill 2021 12:11

 


Presidenti Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme mesditën e sotme, që është heshtje zgjedhore, tha se dita e votimit “kërcënohet nga krimet zgjedhore“.

Meta i është drejtuar me një mesazh prokurorrëve, gjyqtarëve dhe organeve ligjzbatuese që të jenë në detyrë.

Meta thekson se do të jetë në detyrë edhe pas 26 prillit, sipas tij “për të garantuar ndërrimin e pushtetit në respekt të kushtetutës e rezultatit që do japin qytetarët”.

“Arsyeja pse jam sot këtu para jush është për të dekurajuar cdo lloj krimi zgjedhor, se është krimi zgjedhor ai që për 4 vite mban peng intregrimin e kërcënon seriozisht edhe gjatë ditës së nesërme.

I drejtohem gjithë prokurorëvë gjyqtarëve përfaqësuesve të institucioneve ligjzbatuese si kryetar i shtetit që do jetë në këtë detyrë edhe të hënën edhe të martën e në vijimësi për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe ndërrimit të pushtetit në respekt të kushtetutë se rezultatit që do japin qytetarët”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...