Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Në nisje të fjalës së tij, Kreu i Shtetit tha se 48 orët e ardhshme janë vendimtare për 100 vitet që vijnë.
Teksa foli për ngjarjen e Elbasanit, Presidenti Meta tha se krimi zgjedhor është kërcënim për ditën e nesërme, ndërkohë bëri thirrje që të zbardhet urgjentisht kjo ngjarje. Ai tha se SPAK dhe prokuroria e Elbasanit e vonojnë kastile hetimin e kësaj dosje sepse duan të mos hetojnë personat e PS të përfshirë në krimin zgjedhor.
Presidenti i ka kushtuar vëmendje të veçantë, hetimit të incidentit të rëndë në Elbasan duke iu drejtuar me emër drejtuesve më të lartë të organeve të Drejtësisë dhe të Policisë.
“Me shumë përgjegjësi në emër të popullit shqiptar, – tha Meta, – ju kërkoj të veproni menjëherë për përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në të dhe t’u jepni përgjigje pyetjeve. Se çdo vonesë dëmton këtë proces jetik. Çdokush që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet tani, sot, jo nesër dhe as pasnesër dhe ju keni përgjegjësinë e plotë për ta realizuar këtë. Pse kjo ngjarje duhet zbardhur tani me urgjencë dhe t’i jepet fund hipokrizve se “po hetohet”?!
Se nëse do të ishte hetuar në kohë, si dhe ngjarja e Kavajës ku u mbush tërë gjak zyra e PD-së, që e pashë me sytë, do të ishte ndaluar edhe ngjarja e Elbasanit, sepse në datën 7 prill, PD-ja e përfaqësuar nga zoti Bardhi ka paraqitur në SPAK, një kallëzim penal.
PD i ka paraqitur SPAK-ut kërkesën për hetim të 40 shtetasve që ishin angazhuar në favor të PS-së duke konsumuar në meës të Elbasanit vepra penale të krimit zgjedhor. Dhe janë emrat e të gjithë atyre që janë përfshirë ne ngjarjen e 21 prillit,” tha Presidenti.
Lajmi në përditësim…