Luan Rama:KOHË PËR REFLEKTIM

E mërkurë, 28 Prill 2021 11:02

Unë e dua Vlorën:

KOHË PËR REFLEKTIM...

Ç’punë është bërë!
Gjithçka e nisur nga fillimi.
Ditë pas dite e zemër më zemër u bëmë shumë.

Dhe me sa shumë njerëz të mrekullueshëm pata fatin të punoj në Vlorë e gjithkund tjetër, nga Mifoli deri në Konispol.
Ata ishin energji dhe frymëzim, ishin mirësi, guxim dhe pozitivitet.
Të përkushtuar dhe silidarë.

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk është ai që prisnim dhe për të cilin punuam, ata të gjithë janë të njejtët edhe mes lotëve të zhgënjimit, edhe mes mirësisë së dashurisë së tyre.

Asnje peng që kandidova në Vlorë.
Asnjë mëdyshje për zgjedhjen për të qëndruar bashkë kundër të gjithëve që i patëm kundër, anipse ata kundër nuk ishin pak e çfarë nuk bënë të na përçanin, çfarë nuk sajuan e çfarë nuk derdhën rrugëve të Vlorës duke shpifur e trilluar ligësisht, duke ndërsyer natën e ditën gjithëfarë hijenash e çakejsh që nuk kanë instikt tjetër përveç të përdoren.

Sot qytetarët e Vlorës janë me mua, janë me të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së.

Respekti dhe admirimi i tyre janë vota më e vlefshme, e prej detyrimit të mirënjohjes unë jam e do të jem në Vlorë.

Eshtë koha për reflektim, është koha për t’u ringritur.

Ky është mesazhi i lotëve dhe dashurisë së Monës, Junës, Anjezës, Inesit, Refit, Nikut, Edit, Morandit, Taulantit, të Filipit - Gavroshit tim të pa lodhur, Orionit të kudogjendur, Sonit të papërtuar, Vinit gjithmonë racional, Gjolekës përherë të matur e të vyer, Olsit të rajonit 4 që nuk dinte kurrë të pushonte...

Eshtë mesazhi i të gjithëve që zjarrin e ndezur të mos e lemë të shuhet!

Vlora e meriton gjithë dashurinë dhe mirënjohjen, dhe unë e të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së, ia kemi detyrim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...