Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti: Bashkëpunimi i PD-së me Ramën do ishte legalizim i krimit zgjedhor

Saturday, 01 May 2021 08:56

 

Nga Kim Mehmeti –
Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri humbi mëmëdheu me në krye ‘partinë’ e atyre që besuan se ‘Rilindësit’ që ia morën vendit të gjitha, që ia rrënuan Teatrin Kombëtarë dhe mbëmendjen për të shkuarën, që për teket e veta e dënuan shtetin me qindra milion euro, që e shlyen kufirin mes krimit e politikës, që vendin e bënë të pabanueshme për rininë e saj dhe kopsht të hashashit, pra se kjo aleancë pushtetarësh ku kanë ndikim thuajse të gjitha ‘qelbësirat”, do ngihen me aq sa morën e nuk do shkojnë përtej kësaj, që vendit të vet t’ia vjedhin e t’ia vrasin atë pa të cilën humb kuptim çdo vlerë individuale e qytetare– shpresën se votuesi mundet lirshëm të caktojë se kush do e drejtojë shtëpinë e përbashkët.

Dhe më tragjikja që nxorën në sipërfaqe këto zgjedhje nuk është vetëm krimi zgjedhor, por e vërteta se Shqipërisë i mungojnë shqiptarët e saj dhe se ajo është katandisur udhës që të mbetet vetëm me votuesit ‘Rilindjes’, numri i të cilëve nuk pakësohet edhe kur vendin e braktisin me qindra mijë shqiptarë. Pra u pa se gjitha këto parti së bashku që kanë fituar deputet, nuk përfaqësojnë as 40 për qind të votuesve dhe se Shqipërinë e drejton vullneti politik i 20 për qind të shqiptarëve.

 

Andaj pa zërin e mërgatës, zgjedhjet në Shqipëri bëhen të pakuptimta e të rrejshme. Njësoj siç është e rrejshme edhe ftesa e Piktorit drejtuar PD-së për bashkëpunim, e cila i ngjanë orvatjes së hajdutit t’i legalizojë parat e vjedhur. Pra me këtë ftesë ai tenton ta legalizojë krimin e vet zgjedhorë.

Dhe këto zgjedhje mund të jenë paralajmërim se gjatë mandatit të tretë të saj, ‘Rilindja’ do vazhdojë që suksesshëm t’i realizojë projektet e veta nga e shkuara: nxitjen e grindjeve brendashqiptare, shpopullimin e vendit, largimin e Shqipërisë nga Kosova , defaktorizimin e mëtejmë të shqiptarëve në Ballkan dhe përkrahjen e projekteve serbe.

Këto zgjedhje shpërfaqën edhe më qartë se “Rilindja” është aleancë ku çdo gjë funksion sipas mendësisë Enveriste – të gjithë për partinë e udhëheqësin e saj, e askush për shtetin, për dallim nga PD-ja e cila nuk është pastruar nga ata që çdo gjë e duan për vete, duke mos i lënë asgjë partisë.

Ndërkohë duhet pranuar se “Rilindja” është punëtori që e harxhon lëndën e parë të quajtur Shqipëri, për të prodhuar gënjeshtra e zhurmë, që do e shlyejnë kufirin mes të vërtetën dhe të rrejshmen për mëmëdheun, që do e mbulojnë zërin e të vërtetës për çdo mëkat e krim që bëjnë drejtuesit e sajë.

Dhe duhet thënë se Enveri mbahej në pushtet duke i vrarë armiqtë e duke i kontrolluar të vërtetat që do ia thotë popullit, ndërkaq “Rilindësit” e sundojnë Shqipërinë duke i heshtur kundërshtarët politik dhe duke e shpopulluar vendin.

Kështu që ajo që i bënë thuajse të njëjtë Partinë e dikurshme të Punës dhe “Rilindjes” është se shteti i shërben partisë, e jo partia shtetit dhe se patriotizmi e atdhedashuria, maten nëpërmjet asaj sa i shërben partisë, e jo vendit e popullit tënd

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...