“Kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë”- Mesazhi i Presidentit Meta: Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe suksesit ekonomik me video 3D…

Saturday, 01 May 2021 08:59

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Presidenti Ilir Meta thotë se edhe këtë vit, Shqipëria ka “nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta flet për atë që e quan “propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D”.

Sipas kreut të shtetit, “është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë”.

Meta thekson se kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë.

POSTIMI I PLOTE

 

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, edhe këtë vit, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht, në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme, të kushteve më të mira e më dinjitoze të punës dhe pa shpresë për një të ardhme të afërt më të sigurt.

Tërmeti dhe pandemia, me efektet e tyre negative dhe afatgjafa në ekonomi, mbyllën me mijëra vende pune, kryesisht biznese të vogla e të mesme, duke e dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të punëtorëve të thjeshtë, thelluar ndjeshëm mjerimin në shoqëri dhe frenuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D na rendit sot të dytëve pas Gjermanisë, por është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë.

Ndërsa kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë dhe kur niveli i popullsisë që jetojnë me 5.5 USD/ditë është rritur me 41.5% është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të dëgjuar zërin e punëtorëve, duke rritur mirëqenien dhe drejtësinë sociale të munguar. 🇦🇱

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...