“Le Figaro” godet reformën në drejtësi: “Krimi i organizuar dhe korrupsioni dy fusha ku Shqipëria shkëlqen”

Tuesday, 04 May 2021 09:28

 

Hosanatë dhe duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Dhe si gjithmonë përpara institucioneve ndërkombëtare, sinjalet e alarmit i jep shtypi perendimor. Një gazetar i njohur francez, reporter i madh i të përditshmes prestigjoze të së djathtës, Le Figaro, Thierry Portes që ishte javën e shkuar në Shqipëri i ka kushtuar një artikull asaj që nga diplomatët është konsideruar si reforma e reformave.

 

“Ndërkohë që popullata është e zemëruar nga ngadalësia e procedurave dhe shfaq padurim për të parë më në fund goditjen ndaj banditëve të famshëm, krimi i organizuar dhe rrjetet e korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen – janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohej se do ti ndëshkonte”.

 

Pasi jep një pamje të përgjithshme të asaj që ka ndodhur me reformën, që prej vitit 2016 duke cituar njërin prej zbatuesve të saj Sokol Sadushi, që justifikohet se ky proces “ka më shumë anë pozitive sesa negative” gazeta flet edhe për mosarritjet e SPAK.

Lexo më tej:

Andi Bushati: SPAK, një qen roje i PS

Prokuroria Speciale nuk ka dashur të flasë me gazetarin francez. Ai shkruan: “Eshtë e vërtetë që SPAK do të diskreditohej përfundimisht nëse një prej të goditurve të tij të parë nuk do të qe një pjestar i elitës politike, në mënyrë që popullatës ti rikthehej besimi tek drejtësia”.

 

Pasi përshkruan në detaje të gjitha gropat dhe institucionet e paplotësuara që ka lënë peshqesh reforma në drejtësi, Le Figaro i mer të mirqena akuzat se kullat e tiranës po shërbejnë për pastrimin e parave të drogës. “Dhe për sa kohë që të përzgjedhurit e rinj të reformës nuk do të vendosin ligjin dhe drejtësinë rrokaqiejt që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit do të vazhdojnë të ngrihen në qiellin e Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij reporteri i madh, Thierry Portes.

Burimi Le Figaro, përgatiti Lapsi.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ardit Çela publikon faktet tronditëse që zbuloi KAS në kutitë e Beratit!

Politikë

Ardit Çela publikon faktet tronditëse që zbuloi KAS në kutitë e Beratit!

  Kandidati i LSI (i pari në listën e partisë për qarkun e Beratit), Ardit Çela, ka publikuar ditën e sotme fakte skandaloze të manipulimit të votave të dala nga hapja...

Hapja e kutive të Beratit, kandidati i LSI-së: Zgjedhjet e 25 Prillit u vodhën, tmerrësisht dhe dhunshëm

Politikë

Hapja e kutive të Beratit, kandidati i LSI-së: Zgjedhjet e 25 Prillit u vodhën, tmerrësisht dhe dhunshëm

  Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hapur kutitë e parë të kontestuara të materialeve zgjedhore në Qarkun e Beratit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e mori mandatin e deputetit...

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Politikë

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

  Mirmbrëma! Hapja e kutive të Beratit tregon qartë masakrën elektorale të 25 prillit. Rilindja, jo vetëm përdori administratën publike, Policinë e Shtetit, grupet e strukturuara kriminale por dhe ka ndërhyrë...