“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit”/ Presidenti Meta: Me rëndësi që Shqipëria të arrijë nivelin e besueshmërisë! Jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e paqes

Tuesday, 04 May 2021 10:49

 


Presidenti i Republikës, Ilir Meta falënderoi NATO-n që zgjodhi Shqipërinë për të zhvilluar stërvitjen “Defender Europe 21”.


Në fjalën e tij para përfaqësuesve amerikane dhe të NATO-s, Kreu i Shtetit shqiptar, u shpreh se kjo stërvitje është një garanci e fortë që Shqipëria është e gatshme të mbrojë vlerat e demokracisë dhe paqes në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike.

“Kjo ngjarje e madhe është një stërvitje shumëkombëshe, ku FA jo vetëm do të mbështesin trupat e tjerë, po do të jenë aktive me 1000 trupa.

Synimi që NATO dhe SHBA kanë vendosur për këtë stërvitje i japin një mundësi të shkëlqyer FA për të testuar aftësitë operacionale të njësive dhe strukturave, jo vetëm të luftimit por edhe mbështetëse duke rritur kështu nivelin e përgatitjes në përmbushje të misionit kushtetues dhe përgjegjësive tona ndaj aleancës.

Ky është një rast i shkëlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal dhe në këtë kontekst është e rëndësishme që Shqipëria të arrijë atë nivel besueshmërie që kërkon dhe pozicioni dhe roli i saj strategjik. Si presidenti i Republikës dhe komandat i FA jam i bindur në përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha strukturat shtetërorë, përfshire edhe ato që lidhen me sigurinë e shëndetit nga covid 19.

Jam besim plotë se pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten edhe me përshtypjen më mbresëlënëse nga mikpritja shqiptare.

Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit.

Të dashur miq të SHBA, miqësia mes dy kombeve tona është më e hershme sesa periudha e shtetit shqiptar, për të cilin SHBA janë angazhuar shumë për ta njohur.

Jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e lirisë paqes dhe demokracisë në Evropë dhe kudo në hapësirat euroatlantike

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...