Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha flet me emra: Beteja do të vijojë në të gjitha frontet, mënyrat e mundësitë, përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit

Tuesday, 04 May 2021 11:06

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë. Ai ka folur me emra këtë herë duke akuzuar një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi.

 

 

”Së dyti, 25 prilli është masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD. Rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuan e bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista, apo dhe shkrirjes së vijave mes partisë e shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte bashkimin.

 

Detyrimi i parë është para shqiptarëve, jo vetëm para kandidatëve për deputetë, apo militantëve të PD që bënë betejë historike duke pasur përballë të gjithë.

 

Thënë kjo, një gjë është e sigurtë, ndërsa ne vijojmë mbeldhejn e faktimin e, gjithë kamerat e mikrofonët duhet të drejtojnë pyetjet tek autorët, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat 3 deputët e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir NDraxhi i Avdylajve.

 

Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës. A mund të pranojë Shqipëria, që sot mban me krenari anëtarësimin në NATO. Mban këtë peshë e krenari, ndërkohë që mban edhe këtë masakër elektorale. Një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të NATO ishte mbrotjja e demokracisë.

Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i regjimit.”- tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...