Stërvitja e NATO, Basha: Të bashkuar do iu tregojmë rivalëve se jemi të gatshëm të përballemi me çdo agresion dhe ta zmbrapsim atë

Tuesday, 04 May 2021 11:20

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu uroi mirëseardhjen rreth 23 mijë trupave të NATO, që po zhvillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake në Shqipëri “Defender Europe 21”.

Në një dalje për media, Basha iu bëri thirrje Forcave të Armatosura të Shqipërisë të mbajnë lart standardin dhe flamurin e kombit tonë në këtë stërvitje.

 

Sipas kryedemokratit, kjo stërvitje do iu japë një mesazh të qartë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë.

 

“Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin t’i uroj mirëseardhjen forcave të NATO në bregun lindor të Adriatikut. Shpreh krenarinë që PD, qeverisja jonë, dhe unë si ministër i Jashtë, mundësuam atë që dukej si ëndërr e pamundur, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ju uroj mirëseardhjen të gjitha forcave të NATO. Ju uroj FA të Shqipërisë, që ndonëse në kushte të këqija, të mbajnë lart standardin, flamurin, e kombit tonë, në këtë stërvitje, që do iu tregojë të gjithë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë, nëse vlerat rreth të cilave ne bashkohemi janë të pacenueshme, dukje filluar me vlerat e lirisë, demokracisë. Le të jetë ky mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baroti. Kjo është një aleancë politiko-ushtarake, në bazë të së cilës qëndron demokracia”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...