Komisioni Hetimor për presidentin Meta mblidhet në ditë pushimi

Saturday, 08 May 2021 10:57

 

Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të Presidenti Ilir Meta do të nis nga puna edhe pse e shtuna është ditë pushim.

Kujtojmë që ky komision u votua ditën e djeshme nga Kuvendi me 98 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.

Bëhet me dije se ky Komision Hetimor do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00.

 

Sipas informacioneve takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja do të drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.

 

Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Përbërja e Komisionit Hetimor

Kryetar: Alket Hyseni;

Nënkryetar Myslym Murrizi;

Sekretar: Klotilda Bushka;

Anëtarët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani;

Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi

Modifikuar më Saturday, 08 May 2021 11:03

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...