“Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar jetë”- Mesazhi i Presidentit Meta në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë

Saturday, 08 May 2021 10:59

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Presidenti Ilir Meta i bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se 10 minuta për të dhuruar gjak janë shumë të rëndësishme për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

“Është përgjegjësi e të gjithëve ne të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore cilësore, të denjë dhe të mirëintegruar, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo më keq akoma, të vuajnë nga mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore”, thekson Meta.

POSTIMI I PLOTE

 

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, na fton të gjithëve për të ndërgjegjësuar më shumë qytetarët dhe vendimmarrësit rreth kësaj sëmundjeje, për të ndërmarrë nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e saj, si dhe në veçanti për të shtuar përpjekjet në ndihmë të pacientëve dhe fëmijëve, që vuajnë, për të jetuar normalisht.

Është përgjegjësi e të gjithëve ne të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore cilësore, të denjë dhe të mirëintegruar, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo më keq akoma, të vuajnë nga mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore.

Tashmë, që kemi një situatë më të qetë me pandeminë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë, si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak dhe mbi të gjitha për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm të luajtur për këtë qëllim, veçanërisht për sensibilizimin frymëzues, që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka luajtur në këto vite, për solidarizimin me kauzën humane dhe fisnike të dhurimit të gjakut.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...