Përballja me dyer të mbyllura mes Metës dhe Ramës në Kushtetuese, Bledar Dervishaj rrëzon pretendimet e mazhorancës: Uzurpimi i kompetencave nuk qëndron

Tuesday, 18 May 2021 14:04

 

Në Gjykatën Kushtetuese, po zhvillohet seanca në lidhje me mosmarrëveshjen e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrit, në lidhje me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Në një seancë me dyer të mbyllura, në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet beteja ligjore në lidhje me mosmarrëveshjen e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrit, në lidhje me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj

Në argumentet e paraqitura përballë trupës gjykuese, përfaqësuesi ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj, deklaroi se pretendimi për uzurpim të kompetencave të kryeministrit nuk ekziston.

“Pretendimi për uzurpim kompetencash i kryeministrit, nuk qëndron. Presidenti as nuk ku ka dhe as ka patur mosmarrëveshje institucionale me kryeministrin”, deklaroi Bledar Dervishaj.

Në Gjykatë nuk janë paraqitur as kryeministri Rama, as presidenti Ilir Meta, pasi siç bëhet me dije, Meta ndodhet në Slloveni në takim me homologët e Ballkanit perëndimor, ndërsa kryeministri Edi Rama do të jetë sot i pranishëm në një takim të liderve të Ballkanit perëndimor në Bruksel.

Presidenti përfaqësohet me këshilltarin ligjor Bledar Dervishaj, ndërsa Kryeministri Rama përfaqësohet nga zv.sekretarja e përgjithshme e qeverisë Edlira Kokona.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e ministrit Cakaj në janar të vitit 2019 duke e lidhur këtë veprim me çështje të sigurisë kombëtare, por pa dhënë shumë detaje për publikun. Ky veprim u cilësua si një shkelje e Kushtetutës nga ana e mazhorancës socialiste dhe si një ndërhyrje në punët e ekzekutivit nga kreu i shtetit

Modifikuar më Tuesday, 18 May 2021 14:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...