Lajthitjet ligjore dhe mendore në komisionin hetimor. PS: Presidentin ta marrim me forcë

Hënë, 24 May 2021 14:09

 

Deputetët e PS në Komisionin Hetimor kundër Presidentit të Republikës kanë tejkaluar sot çdo imagjinatë dhe logjikë ligjorë. Deputeti socialist, Spartak Braho ka kërkuar Presidenti të merret me forcë me polici apo nga garda për t’u paraqitur për të dëshmuar në komision.

Braho nuk ka dhënë asnjë argument ligjor se ku bazohet “thirrja me forcë” e kreut të shtetit nga deputetët. Të njëjtin qëndrim ka pasur dhe deputetja tjetër e PS, Klotilda Bushka. Kërkesa është refuzuar nga deputetja Vasilika Hysi dhe Myslim Murrizi, të cilët e kanë quajtur të panevojshme shfaqjen me dhe thirrjen me dhunë.

 

Ndërkohë që Presidenti ka dorëzuar në këtë komision, të gjitha përgjigjet dhe argumentet ligjore mbi akuzat që i kanë bërë socialistët. Në letrën e tij për Kuvendin, kreu i shtetit thotë se nuk mund të marrë pjesë në një seancë të një institucioni që nuk ka më legjitimitet.

“Kuvendi i Shqipërisë e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohuar këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht. Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit“,- shprehet kreu i shtetit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...