Prezantimi i Shqipërisë në Biennalen e Venecias, Godole: Absurde, diktatura më e egër e Lindjes merret si model bashkëjetese paqësore

Hënë, 24 May 2021 18:15

 


Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, njëherazi shkrimtarja dhe pedagogia Jonila Godole ka komentuar prezantimin e Shqipërisë në Biennalen e Venecias, ku sipas saj vendi ynë do të prezantohet me konceptin e fqinjësisë së mirë gjatë komunizmit.

Jonila_Godole

“Absurde të përdorësh një nga diktaturat më të egra në Lindje, një nga shoqëritë më të izoluara ndër vendet komuniste, si model bashkëjetese paqësore dhe ta krahasosh atë aq lehtësisht me kontekstin e ditëve të sotme”, shprehet Godole.

Duke folur për propagandën në filma dhe atë e konsideron si keqinformim të brezit të ri, Godole shton se: “debati i hapur disa vite më parë, për shfaqjen e prodhimtarisë propaganduese të Kinostudios pa kriter dhe pa shpjegime kontekstuale, ka qenë e mbetet i dobishëm, dhe ai duhet të vazhdojë”.

Komenti i plotë

Shkojmë nga shkojmë, dhe prapë te arti i diktaturës kthehemi?!

Shqipëria po prezantohet në Biennalen e sivjetshme të Venecias me konceptin e fqinjësisë së mirë gjatë komunizmit përkundër tëhuajtjes dhe ftohtësisë së sotme. Deri 20 vjet më parë, shprehen autorët e projektit, fqinjët ishin gati më të rëndësishëm sesa familja, dhe këtë e ilustrojnë me skena të filmit “Në shtëpinë tone”, prodhim i Kinostudios i vitit 1979. Sepse filmat e asaj kohe, sipas tyre, “na tregojnë më së miri jetesën në komunitet gjatë komunizmit”. Absurde të përdorësh një nga diktaturat më të egra në Lindje, një nga shoqëritë më të izoluara ndër vendet komuniste, si model bashkëjetese paqësore dhe ta krahasosh atë aq lehtësisht me kontekstin e ditëve të sotme.

Natyrisht nuk mungonte fqinjësia e mirë as dje dhe as sot, por të analizosh dallimet mes kohërave lypset thellim në rrafsh sociologjik, antropologjik, historik, etj. Ama, një gjë është e sigurt: Skenat idilike të një filmi propagandistik nuk rrëfejnë dot kurrsesi atë realitet të hidhur gjatë diktaturës, ku edhe “muret kishin vesh”, ku fqinji të denonconte, ku këshilli i lagjes të demaskonte dhe të priste “biletën” për burg a internim, dhe ku “patronazhistët” e caktuar nga partia vigjilonin edhe brenda anëtarëve të familjes. Në respekt të qindra mijëra shqiptarëve të përndjekur, të spiunuar, të burgosur e të vrarë në vitet 1944-1990, projekti “In our home” që mbështetet nga Ministria e Kulturës do duhej të shoqërohej me një reflektim kritik mbi kontekstin dhe referencat e asaj kohe. Përndryshe, çdo qasje tjetër i ofron publikut ndërkombëtar, i cili e njeh pak ose aspak egërsinë e diktaturës shqiptare, një mesazh të rremë, përveçse sipërfaqësor.

Për analogji, do të ishte e paimagjinueshme që të ashtuquajturit “filma kulturorë” (Kulturfilm) të propagandës naziste gjatë viteve 1930, si “Der Kampf um den Himalaya” (Beteja për Himalajën), “Der Berg des Schicksals” (Mali i fatit), “Olympia” etj, të përdoreshin sot si referencë për të treguar epërsinë fizike të gjermanëve!!

Fakti se ke lindur pas vitit 1990 dhe nuk e ke përjetuar atë kohë, nuk e justifikon mungesën e njohurive mbi komunizmin dhe të reflektimit mbi rolin thelbësor që arti dhe filmi, ndër të tjera, luajnë si agjitatorë dhe propagandues në një regjim diktatorial.

Susan Sonntag vërtet shprehet se “qëllimi i artit nuk është të na ndihmojë që të gjejmë të vërtetën…”, por ambicia artistike në filmat e Kinostudios synonte në mënyrë sistematike tjetërsimin me dashje të përmbajtjes së fakteve objektive, duke gjetur mënyra adekuate prezantimi të një realiteti gjasme autentik.

Ky keqinformim, sidomos për brezin e ri, ka pasur ndikim të madh atëherë dhe siç duket qartë në rastin e autorëve të këtij projekti, vazhdon ta ketë atë deri më sot. Ndaj debati i hapur disa vite më parë, për shfaqjen e prodhimtarisë propaganduese të Kinostudios pa kriter dhe pa shpjegime kontekstuale, ka qenë e mbetet i dobishëm, dhe ai duhet të vazhdojë

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...