Zgjedhjet në PD/ Jemin Gjana shpall zyrtarisht fitues Lulzim Bashën, sa vota kishte secili nga kandidatët dhe pjesëmarrja

Hënë, 14 June 2021 14:47

 

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka publikuar rezultatin zyrtar mbi zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Zyrtarisht Lulzim Basha është rikonfirmuar për një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të PD-së me 32882 vota. Tre kandidatët e tjerë kanë marrë: Agron Shehaj 6038 vota, Edith Harxhi 983 vota dhe Fatbardh Kadilli 781 vota.

Në zgjedhjet për krytarin e ri të PD-së kanë votuar gjithësej 41097 anëtarë, ku 413 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

“Komisioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur atje përfaqësim. Bazuar në të dhënat zyrtare të procesverbaleve të futura në përllogaritje, rezulton se nga anëtarët e PD kanë votuar 41097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme, 40684 vota të vlefshme, të ndara sipas kandidatëve në garë.

Për zotin Fatbardh Kadilli 781 anëtarë
Për Edit harxhin 983
Për zotin Agron Shehaj 6038 anëtarë
Për zotin Lulzim Basha 32882 anëtarë
Bazuar në këto të dhëna Komisioni zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha." tha Jemin Gjana

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...