Basha mesazh demokratëve: Të gjithë bashkë do luftojmë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë (Falënderimi për kandidatët në garë)

Hënë, 14 June 2021 21:17

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, deklaroi se të gjithë demokratët do e vazhdojnë luftën e tyre kundër çdo padrejtësie.

Basha theksoi se të gjithë demokratët dhe shqiptarët duhet që të luftojnë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

 

Postimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Me këtë votë të qartë ju vendosët se bashkë, të gjithë bashkë, do të luftojmë me gjithë forcën tonë për ndryshimin që u pengua në 25 prill. Me këtë votë të qartë ju vendosët se do të luftojmë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrojmë si pariti, një Shqipëri demokratike.

Me këtë votë të qartë treguat se mbani brenda vetes besimin se ne mund ta ndryshojmë këtë vend, jo me mjetet e të keqes, as me forcën e verbër të pushtetit të bërë njësh me krimin dhe oligarikinë, por forcën e vlerave, me besimine njerëzve të lirë që pa asnjë pushtet japin gjithcka që vendi të ndryshoj për mirë.

Sot jemi të gjithë të vetëdijshëm se kjo që kemi zgjedhur është rruga e drejtë por po kështu edhe rruga më e vështirë.

Ndaj vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate të pamposhtur përballë pabarazive të mëdha, unë e lexoj qartë vullnetin tuaj, e dëgjoj me vëmendje zërin tuaj, i njoh zemrat tuaja ndaj e di që sot, në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë, nuk prisni gjë tjetër prej meje vecse t’ju them atë për të cilën erdha të kërkoj mbështetjen tuaj gjatë kësaj garë: Është koha për ne të hidhemi edhe njëherë në betejë. Edhe njëherë për demokracinë, edhe njëherë për Shqipërinë edhe njëherë për shqiptrarët, deri në largimin e kësaj pakice që mban peng vullnetin e tyre.

Padyshim ajo që na pret përpara nuk është më e lehtë se ajo që kemi lënë pas. Por, unë e di që me forcën që na kanë dhënë shqiptarët në 25 prill dhe me vendosmërinë që treguat nëpërmjet votës tuaj, shpresa për demokraci dhe për ndryshim nuk do të zhduket nga ky vend. Unë e di që bashkë me shumicën e shqiptarëve ne do ta rrëzojmë këtë regjim! Prandaj ne do të luftojëm çdo ditë, për çdo shqiptar, kundër cdo padrejtësie, me çdo mjet, në çdo forum, të brendshëm dhe të jashtëm, do marrim mbi supe cdo përgjegjësi që në sa më pak kohë t’I kthejmë vendit legjitimitetin dhe demokracinë. Bashkë, të gjithë bashkë, të sjellim një të ardhme më të mirë për për për fëmijët shqiptarë, për shqiptarët dhe Shqipërinë.

 

Demokratë dhe demokrate, ju falenderoj nga thellësia e zemrës për besimin tuaj. Unë e mirëpres këtë përgjegjësi dhe jam gati të luftoj me gjithë forcën time që ta kthej në shërbim ndaj jush dhe Shqipërisë! Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...