“Çështja e Teatrit”, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Presidencës për prova shtesë. Caktohet seanca e radhës

Tuesday, 15 June 2021 11:37

 

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar sot seancën e dytë gjyqësore sa i takon shqyrtimit kërkesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në lidhje me ligjin për Teatrin Kombetar, por edhe për shembjen e këtij institucioni në maj të vitit të kaluar.

Mësohet se Gjykata ka pranuar zgjerimin e objektit të hetimit, ndërsa është shprehur se i ka dhënë kohë qeverisë për të sjellë dokumentet.

 

“I dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, ka thënë gjykatësi, raporton News24.

Ndërkohë, nga ana tjetër, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës.

“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”, tha Dervishaj.

Mësohet se seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00, pasi anëtarët e Kushtetueses kanë pranuar të administrojnë si provë vendimin e Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...