Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci: Lufta ndaj korrupsionit mbetet një përparësi në Shqipëri

E mërkurë, 16 June 2021 09:49

 

Ditën e sotme pranë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Etilda Gjonaj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin dhe vendosjen në shkollat e mesme shqiptare të një kurrikule mësimore me qëllim edukimin mbi ligjshmërinë.

Kjo marrëveshje synon të promovojë respektimin e ligjshmërisë dhe parandalimin e korrupsionit nëpërmjet eksperiencës së Avviso Pubblico, një shoqatë në të cilën bëjnë pjesë subjekte publikë italianë e që prej vitit 1996, punon në kuadër të trajnimit e sensibilizimit mbi temat e korrupsionit, të krimit të organizuar,të eko-mafies, të riciklimit, të tenderëve, të pasurive të konfiskuara dhe të sigurisë urbane.

Me këtë rast, Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci deklaroi:

“Lufta ndaj korrupsionit mbetet një përparësi për të gjitha vendet demokratike. Korrupsioni, para se të jetë një fenomen gjyqësor, është një fenomen kulturor, krijon një taksë të fshehtë që u ngarkohet shtetasve, sjell një përdorim jo efikas të burimeve publike dhe minon besimin e shtetasve në institucione. Kjo marrëveshje ndjek nismat e tjera që Italia ka ndërmarrë në Shqipëri në sektorin gjyqësor dhe synon të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi këto tema nëpërmjet sistemit shkollor, sepse shkollat janë ato që formojnë qytetarët e së ardhmes”, tha ambasadori

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...