Përplasja për kreun e Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi i drejtohet gjykatës: Vendimi i 8 Qershorit është i paligjshëm

E mërkurë, 16 June 2021 13:15

 

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës pas shkarkimit nga posti i kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Ajo i kërkon gjykatës të refuzojë vendimin e miratuar në mbledhjen e 8 Qershorit, pra shkarkimin e kryebashkiakes Ademi dhe vendosjen si kryetar të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Voltana Ademi i vlerëson kryetarët e bashkive të zgjedhur në vitin 2019 në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, sipas saj, ata nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj. Sipas kryebashkiakes, vendimet e marra më 8 Qershor janë në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

"Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021, për zgjedhjet lokale të 2019-tës" thuhet në deklaratën e Ademit.

Kërkesa e plotë e Ademit:

E nderuar gjykatë,

Nga z. Pjerin Ndreu, duke pretenduar se është zgjedhur Kryetar i ri i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, është kërkuar para jush, regjistrimi në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme, gjoja të kësaj shoqate, të datës 8.6.2021, mbledhja e së cilës është thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimit të Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 të po kësaj shoqate dhe cdo akti tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër. Kërkuesit kanë të drejta dhe interesa të ligjshme që cënohen nga regjistrimi i mundshëm që është kërkuar në këtë proces, kjo Bashkia Shkodër, e përfaqëuar znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër, është anëtare e Shoqatës së Bashkiv të Shqipërisë. Po ashtu, znj. Ademi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë Shkodër është zgjedhur Kreytare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht. Po ashtu, me datë 8 qershor 2021, me vendimin Nr. 5 të Asamblesë së Përgjithshme të zgjedhur kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe të Vendimit të Komitetit Drejtues të datës 4 maj 2021 të po kësaj shoqate është rikonfirmuar ose rizgjedhur Kryetare e kësaj shoqate.

Në të njëjtën kohë, z. Pjerin Nderu si kryetar aktual i Bashkisë Lezhë, ka thirrur medatë 7 qershor 2021 nëpërmjet një njoftimi të dërguar me e-mail ka njoftuar mbledhjen e Kominitetit Drejtues të kësaj shoqate me datë 8 qershor 2021. Po ashtu, po me datë 8 në kundërshtim të hapur me statutin dhe ligjin, ka mbajtur mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj shoqate, ndonëse z. Ndreu dhe bashkia e tij nuk janë aktualisht anëtarë të kësaj shoqate sipas kërkesave të ligjit dhe statutit të shoqatës dhe mbledhje të organizuar edhe në kundërshtim me rregullat e Statutit të kësaj shoqate. Sipas vendimeve të marra dhe të bëra edhe publike në media, kjo Asamble e Përgjithshme e paligjshme, e përbërë me persona që nuk janë aktualisht anëtarë të kësaj shoqate, ka vendosur midis të tjerash shkarkimin e znj. Voltana Ademi nga pozicioni i Kryetares së kësaj shoqate dhe zgjedhjen e z. Pjerin Ndreu si kryetar i kësaj shoqate.

Në këto kushte, kur është organizuar një mbledhje asambleje në kundërshtim me rregullat e statutit të shoqatës dhe legjislacionin në fuqi, kanë marrë pjesë në këtë mbledhje persona që nuk janë anëtare dhe vendimet që kërkohen të regjistrohen, cënojnë haptazi dhe në mënyrë të paligjshme interesat e Bashkisë Shkodër si anëtare e kësaj shoqate, interesat e ligjshme të Kryetares së Bashkisë Shkodër, znj. Ademi si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, si dhe interesat e vetë shoqatës, sikurse do të arsyetojmë në vijim, në mbrojtje të interesave dhe të drejtave tona kushtetuese dhe ligjore, kërkojmë të bëhemi pjesë në këtë proces, duke kërkuar nga ana juaj që në fund të procesit, pasi të na keni dhënë mundësi të dëgjohemi dhe t’ju paraqesim provat përkatëse, të pranoni kërkesën e ndërhyrësit kryesore dhe të refuzoni kërkesën e kërkuesve në këtë proces. Në mbështetje të kësaj kërkesë për ndërhyrje, ju parashtrojmë ‘inter alia’ për arsyet si vijojnë:

Faktet e çështjes

-Shoqata e Bashkive ka pasur në përbërje të saj midis të tjerave edhe Bashkinë Lezhë dhe disa bashki të tjera sikurse pasqyrohen në aktet që ndodhen pranë kësaj Gjykate, por që këto bashki që pas zgjedhje jo kushtetuese të 30 qershorit 2019, kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në këtë shoqatë dhe të anëtarësohen tek shoqata tjetër “Për Autonominë Vendore”, sikurse pasqyrohet në provat shkresore që kemi paraqitur bashkë me këtë kërkesë. Në të njëjtën, kohë që prej asaj kohe, këto bashki nuk kanë paguar kuotizacionet duke humbur anëtarësinë në këtë shoqatë edhe për këtë shkak përvecse për shkak të zgjedhjes së tyre.

-Vendimit i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 që ka rikonfimuar ose rizgjedhur znj. Ademi si kryetare të shoqatës është marrë nga -Asambleja e cila në përputhje me statutin është mbledhur rregullisht 30 ditë pas vendimit të Komitetit Drejtues.

-Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e drejtuar nga znj. Voltana Ademi, duke vlerësuar që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, ka paraqitur kërkesë para Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar:

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 “Për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjeve së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtim me nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 13, 15, 17, 18, 22, 42, 43, 45, 48, 65, 92, 93, 109, 116, 122, 145 gernat d), e), germat 2) dhe f) të nenit 131, germa h), pika 1 e nenit 134 të Kushtetutës së RSH. 2. Verifikimin e Kushtetutshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindaj Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germen d) të nenit 131 të Kushtetutës së RSH”.

-Për këto arsye, i vlerëson kryetarët e këtyre bashkive të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj etj.

-Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

-Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...