‘Të dua në Kryeministri, mos ikësh në Angli’/ Rama i gjen punë ekselentes, më 25 prill e reja garonte për Jozefina Topallin në Dibër, “kokë më kokë” me ‘Krashin’ e tij

E Enjte, 17 June 2021 13:30


Një ndër të ftuarat e sotme ishte dhe Sanda Xheleshi, e cila u prezantua si një e re që kishte mbaruar studimet në Britani të Madhe dhe që tani punonte me një projekt për ambasadën britanike në vendin tonë.
Featured image of article: ‘Të dua në Kryeministri, mos ikësh në Angli’/ Rama i gjen punë ekselentes, më 25 prill e reja garonte për Jozefina Topallin në Dibër, “kokë më kokë” me ‘Krashin’ e tijSanda Xheleshi, Edi Rama dhe Jozefina Topalli
17 Qershor, 2021 11:54
TIRANË– Sot kryeministri Edi Rama ka bërë takimin e radhës me “ekselentët” që kanë dërguar me email në Kryeministri, idetë që duan të zbatojnë në vend. Një ndër të ftuarat e sotme ishte dhe Sanda Xheleshi, e cila u prezantua si një e re që kishte mbaruar studimet në Britani të Madhe dhe që tani punonte me një projekt për ambasadën britanike në vendin tonë.

PJESË NGA BISEDA:

 

E reja: Jam Sandra Xheleshi dhe jetoj në Britani. Kam mbaruar bachelorin në shkenca politike. Punoj me ambasadën. Kam pasur dëshirë që të punoj në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Edi Rama: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit meqë je këtu në Tiranë se nuk dua të më lësh të ikësh ndoshta. Do flasësh me të, ndoshta sot mbasdite ose nesër.

Po kush është e reja? Nga një kërkim elementar që Dosja.al bëri në internet, rezulton se Xheleshi nuk e ka për herë të parë daljen në politikë. Xheleshi pasi ka përfunduar studimet për shkenca politike në Angli, testin e parë e bëri në qarkun e Dibrës, ku edhe kandidoi për deputete në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli. Ajo mbante numrin 1 në listën e qarkut, por arriti që të siguronte vetëm 154 vota.

Por Xheleshi është ativizuar edhe politikisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar në fushatën e laburistëve, sidomos në fitoren e liderit aktual, Keir Starmer, një centrist që zëvendësoi majtistin Jeremy Corbyn. Vallë ta dijë Rama që e reja nga Britania e Madhe ka sfiduar kokë më kokë për vota, gjithashtu “anglezin” e tij, Lavdrim Krashin. Jo për gjë, por do të duhet të punojë ngushtësisht me të në Kryeministri. Apo për të mirën e vendit, ia vlen sakrifica? A e ka ditur Rama më parë që ajo ka qenë e aktivizuar me Topallin, apo gojët e liga që flasin për një rekrutim në radhët e administratës për nderet politike kanë të drejtë…?

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...