Ali: Qeverisja propagandistike e Ramës do e marrë shpagimin

E Enjte, 17 June 2021 13:33

 

 

Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e zë i fortë publik i së majtës, penë e rëndesishme e ‘Guardian’ dhe ‘LRB’, analizon ne “A-SHOW” në intervistë me Adi Krastën, modelin politik të qeverisjeve të sotme në Ballkan, rolin e projektin e organizatave joqeveritare në to, përfshi Soros, dështimin e pashmangshëm te propagandës dhe shembullin ‘Blair’, përhapjen e “cancel kulture” nga SHBA në Europë, etj...

“Qeveria shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me një qeveri socialiste, por nga ana tjetër ka gjithçka të ngjashme me disa qeveri të rajonit apo më gjerë, siç janë korrupsioni në nivel të lartë, vjedhja e votës, blerja e politikanëve etj...,” thotë ai.
“Shpagimi i qeverisjes me propagandë vjen herët a vonë. Librat e Tony Blair sot nuk gjenden në raftet e autobiografive, por në ato të kriminalistikës nëpër librari sepse u konsiderua gënjeshtar nga publiku i gjerë”.

 

“Vendet post-komuniste në Ballkan e Europë Lindore janë qeverisur këto vite sipas një modeli e projekti të paravendosur.

 

Ish-burokratë e njerëz të rëndësishëm të atij sistemi u bënë oligarkët e sotëm.

Organizata joqeveritare si Soros, por jo vetëm, ndërhyjnë në politikën e këtyre vendeve nëpërmjet blerjes së intelektualëve, fondeve, shkollimit të studenteve e përgatitjes së politikanëve të së ardhmes.

Alternative e vetme për t’i bere balle është forcimi i opozitarizmit dhe lëvizjet masive. Organizata të vogla politike si ato të studentëve duhet të kthehen në parti politike

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...