Holanda voton ‘pro’ me kushte për Shqipërinë: Nëse nuk bëhet progres, sanksione

E Enjte, 17 June 2021 18:11

 

Parlamenti Holandez miratoi raportin duke i dhënë dritën jeshile mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipëri dhe bashkimit Evropian.

Si një nga vendet skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë, Parlamenti I Holandës ka bërë hap pas, por duke kërkuar që për plotësimin e kushteve të ketë një monitorim të rrepte dhe të ndërmerren sanksione në rast se nuk plotësohen.


Parlamenti i Hollandës i dha dritën jeshile dhe Maqedonisë së Veriut, për nisjen zyrtare të negociatave të pranimit me Bashkimin Europian.

 

Deputetët holandez votuan “Pro”, që Qeveria Holandeze të jetë në favor të hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, në mbledhjen e Komisionit Europian në 22 qershor. Megjithatë, në deklaratën e miratuar në Parlamentin Hollandez, thuhet se procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të jetë nën monitorim nga qeveria e Holandës në vijim.

 

Duke vërejtur se Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në plotësimin e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një procesi të gjatë reformash, i bëjmë thirrje qeverisë të monitorojë këtë nga afër dhe gjithashtu të luajnë një rol aktiv duke përfshirë, ndër të tjera, pjesëmarrjen e Holandës në misionet monitoruese, duke siguruar raportet e progesit bazuar në raportet e veta.

Gjithashtu, Parlamenti i Holandës, në dekalratën e tij, thekson se Shqipëria duhet të vijojë të forcojë luftën kundër trafiqeve dhe korrupsionit, ndërkohë parashtron kërkesën që në rast të mungesës së progresit në reforma, të vendosen sanksione sipas kornizave të negociatave. Vendimin e qeverisë së Holandës për t`i thënë Po hapjes së negociatave me Shqipërinë, e ka përshëndetur Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila shprehet se ky ka qenë një lajm i shumëpritur për Shqipërinë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...