Presidenti Meta pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës: Të kujdesemi më shumë që të rinjtë të mos largohen

E mërkurë, 23 June 2021 18:58

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Avokatin e Popullut të Kosovës si dhe zëvendësen e tij. Kreu i Shtetit ka ndarë disa momente nga ky takim në “Facebook”, ku shkruan ndër të tjera se ka inkurajuar intensifikimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjithashtu Meta thekson se duhet të kujdesemi më shumë që të rinjtë të mos largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e sigurt në Atdheun e tyre.

“Prita sot në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, z. Naim Qelaj dhe zëvendësen e tij, znj. Marija Raduloviç, me të cilët pata kënaqësinë të diskutonim hapur mbi domosdoshmërinë e respektimit të plotë të lirive dhe të të drejtave të njeriut në të dy vendet tona.

Vlerësova bashkëpunimin shumë të mirë me Avokatin e Popullit të Shqipërisë dhe inkurajova intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy institucioneve, në dobi të forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë, respektimit të pakicave etnike, konsolidimit të rolit të Kosovës si faktor paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajonin tonë, si dhe të përshpejtimit të proceseve integruese të vendeve tona, me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Shqipëria i gëzohet arritjeve të deritanishme të Kosovës, por duhet të kujdesemi më shumë që të rinjtë të mos largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e sigurt në Atdheun e tyre. Garanci bazë për këtë është vetëm respektimi i të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve në Shqipëri dhe në Kosovë”, thekson Presidenti Ilir Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...