Zgjedhja e kreut të AMA-s, reagon PD: U emërua zëdhënësja e PS. Një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare, goditet liria e medias

E mërkurë, 23 June 2021 19:03

 

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me emërimin në krye të AMA-s, të Armela Krasniqit.

Në një dalje publike për mediat, deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi theksoi se sot është një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare.

 

Sipas Vokshit, Autoriteti i Medias Audiovizive, duhet të jetë i pavarur si institucion dhe jo t’i jepet në dorë kryeministrit, ndërsa akuzon se me zgjedhjen e Krasniqit janë shkelur proceduat.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Sot është një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare.
Pas masakrës zgjedhore, me të cilën Rama-Doshi vodhë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre, regjimi hodhi hapin e radhës kundër demokracisë, duke goditur edhe një herë lirinë e medias. Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur, po i jepet në dorë Kryeministrit dhe regjimit të tij që nuk e fsheh armiqësinë ndaj lirisë së medias.

 

Parlamenti njëpartiak, me mandat të përfunduar, e që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, përmes Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës reale, ka shkelur në mënyrë flagrante nenet që përcaktojnë procedurën dhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në garën për kreun e AMAs, me pseudokandidatë nënpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afatëve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe te PS për këtë post. Edi Rama, urdhëroi kandidatët e listës së PS në zgjedhjet e fundit, në Komisionin Parlamentar të Medias, të votonin për Armela Krasniqin duke shkelur hapur ligjin dhe specifikisht nenin 7 dhe 8 që përcaktojnë papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesave.
E paprecedentë procedura e ndjekur për të rrëmbyer vendet e opozitës në bordin e AMA-s, në shkelje të legjislacionit aktual, të Ligjit për Mediat Audiovizive, e në kundërshtim të hapur me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ky akt godet në zemër lirinë e medias, duke e kthyer këtë institucion në zgjatimin e partisë shtet, ndërsa rolin e drejtuesit të tij e njëson me atë të zëdhënësit të regjimit Rama-Doshi.
Me këtë akt antidemokratik kundër lirisë së medias, regjimi Edi Rama kërkon ta përdorë AMA si gjykatën e gazetarëve, organin e censurës, që do kontrollojë jo vetëm platformat televizive, por edhe portalet e mediave on line. Ky organ censure do të përdoret për të implementuar famekeqen paketë të censurës së medias për të ushtruar presion, shantazhuar, mbyllur gojën kujtdo medie apo gazetari që do të guxojë të denoncojë vjedhjen e zgjedhjeve, korrupsionin qeveritar dhe bashkëpunimin e pushtetit me krimin dhe oligarkinë.

Sot, cdo shqiptar që kërkon një Shqipëri më demokratike, një Shqipëri më pranë Bashkimit Europian duhet të jetë i shqetësuar, sepse me këtë akt kundër lirisë së medias, kundër institucioneve të pavarura, demokracia është edhe më e rrezikuar, ndërsa Bashkimi Europian do të mbetet një destinacion politik edhe më i largët.

 

Sot është koha të gjithë të reagojnë!! Të gjithë gazëtarët, mediat, institucionet që monitorojnë lirinë e shtypit në Shqipëri. Kapja e AMA-s paralajmeron kalimin dhe miratimin në parlament edhe të paketës së censurës së medias onlinë për mbylljen e portaleve online. Pa media nuk ka demokraci! të mos heshtim para se të jetë vonë!
Partia Demokratike kërkon që të ndalet menjëherë ky akt antiligjor e antidemokratik i një parlamenti monopartiak

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...