“Duhet thënë ndal shpopullimit”, Meta: Shqipëria e treta në Evropë për azilin e fëmijëve, 100 mijë vogëlushë nuk sigurojnë dot një vakt ushqimi në ditë

Tuesday, 27 July 2021 18:48

 

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjete sociale është ndalur te fenomeni i shpopullimit në vend.

Duke iu referuar një raporti të Eurostat, kreu i shtetit, shkruan se 34.3% e fëmijëve kërkojnë azil në Evropë, duke u renditur kështu të tretët në radhë në Kontinentin e vjetër.

 

Sipas Metës, Banka Botërore, ka dalë në përfundimin se 100.000 fëmijë në Shqipëri nuk e kanë të garantuar 1 vakti ushqimi në ditë.

 

Në raport thuhet më tej, se 55% e fëmijëve nga moshat 12-17 vjeç nuk janë optimist për gjetjen e një pune pas përfundimin e shkollës dhe alternativë shohin largimin nga vendi.

 

Presidenti, nënvizon se fëmijët meritojnë një të ardhme më të mirë e duhet thënë ndal mpakjes nga Shqipëria.

 

Postimi i Plotë:

NDAL MPAKJES SË SHQIPËRISË DHE SHPOPULLIMIT TË SAJ NGA FËMIJËT DHE TË RINJTË!
Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare.
Raporti më i fundit i EUROSTAT, na rendit të tretët në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, që zënë gati 34.3% të totalit të kërkesave nga vendi ynë, shifër rekord në raport me popullsinë.
Prej kohësh kam dhënë alarmin, referuar edhe konkluzioneve të organizatave të tjera prestigjioze ndërkombëtare, mbi nevojën e marrjes së masave urgjente për përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve dhe rikthimin e shpresës në Shqipëri.
Sepse edhe sipas Bankës Botërore, të paktën 100,000 fëmijë në vendin tonë, nuk e kanë të garantuar një vakt ushqimi në ditë.

Ndërsa referuar indeksit “Jashtë Hijes” të “The Economist Intelligence UNIT”, në analizën e mbi 40 vende të botës, Shqipërisë i jepet zero pikë për mekanizmat jofunksionalë të saj për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe dhuna seksuale.
Më herët, në raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës është evidentuar se 41% e fëmijëve në vendin tonë, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla.
Gjithashtu sipas “Save the Children”, pothuajse 55% e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç nuk janë optimistë për gjetjen e një pune pas përfundimit të shkollës dhe si alternativë zgjidhje japin largimin nga Shqipëria.
Raporti “Fëmijët Mbrojnë Fëmijët”, i përgatitur nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe “Save the Children”, bën të ditur se 86% e fëmijëve në vend thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen, ndërkohë që 89 % e fëmijëve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm apo aspak për të mbrojtur të drejtat e tyre.

 

Sipas GALLUP-it, 79 % e të rinjve në Shqipëri, dëshirojnë të largohen nga vendi, për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrupsionit.
Apeloj me forcë domosdoshmërinë për të shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve për t’i thënë NDAL MPAKJES SË SHQIPËRISË DHE SHPOPULLIMIT TË SAJ NGA FËMIJËT DHE TË RINJTË, të cilët meritojnë mundësi dhe hapësira të reja për t’u ndjerë plotësisht të realizuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.

 

Duhet të bëjmë gjithçka, ashtu siç na porosit edhe Papa Françesku, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...