“Aleanca trilaterale, destabilizuese”/ Ish-kryeministri Berisha flet për ‘Minishengenin’: Nxit fantazmat e vjetra, Edi Rama po përdoret nga Aleksandër Vuçiç. Pse po e refuzon Kosova

E Enjte, 29 July 2021 07:59

 


Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se iniciativa e Minishengenit e filluar nga Rama, Vuçiç dhe Zaev është destabilizuese për Ballkanin.


Në një intervistë për RTV Dukagjini në Kosovë, Berisha u shpreh se aleanca trilaterale nuk i shërben paqes në Ballkan, por nxit fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

Sipas Berishës, Rama po përdoret nga Aleksandër Vuçiç për të nxjerrë qeverinë e Kosovës dhe autoritetet si të vetmet me të cilat presidenti serbi nuk mund të merret vesh.

“Personalisht e gjykoj destabilizuese aleancën trilaterale të Vuçiçit me dy vasalët e tij, Edi Ramën dhe Zoran Zaev. Do ta thoja këtë edhe sikur Kosova të mos ishte një shtet i dominuar mbi 90% nga shqiptarët, por nga një kombësi tjetër. Kam bindjen e thellë se një rajon që sapo ka dalë nga konfliktet aleancat trilaterale nuk i shërbejnë stabilitet, hapësirës ekonomike, lirive të qytetarëve, por nxisin fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

Këtu thellohet bindja ime për shkak të Kosovës, sepse Rama po përdoret nga Vuçiç për ‘makeup’, për të nxjerrë qeverinë e Kosovës dhe autoritetet si të vetmet me të cilat ai nuk mund të merret vesh. Edi Rama me këto qëndrime, është bërë në vlerësimin tim një faktor që jo vetëm nuk kontribuon në stabilitet, por në të kundërtën e saj”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se nuk do të ishte kundër Minishengeit, por nëse ajo do të ishte e barabartë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Nëse nuk është Mali i Zi, Bosnja, Kosova, me Minishengenin po krijohet një aleancë politike trilaterale karshi vendeve tjera e më së shumti aleancë kundër Kosovës. Nuk është e vërtetë që po e refuzon pa motiv Kosovë. Kosova po e refuzon sepse Vuçiç nuk e pranon Kosovën si të barabartë mes të barabartëve”, tha ai.

I pyetur nëse Rama po e tradhton Kosovën, Berisha argumentoi: “Unë po them këtë, kjo iniciativë, e quajtur ‘Minishengen’ ka ekzistuar përpara përveçse me Serbinë dhe jam dakord të përfshihet Serbia, por nuk jam dakord që të përjashtohet Kosova pse përfshihet Serbia.

Nuk jam dakord që kjo nismë të mos jetë një nismë strikte mes shteteve të barabarta. Nëse ne në një mënyrë apo tjetër pranojmë hegjemoninë e Serbisë ne bëjmë një gabim fatal.

Rama duhet t’i thoshte vucic se kjo nismë mund të ketë jetë vetëm mes shteteve të barabarta. Unë e kam dëgjuar Kurtin, që thotë se duam vetëm barazi”

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...