Tritan Shehu:Raporti final i OSBE/ODHIR, nje arme e forte per PD ne betejat e ardheshme politike.

E mërkurë, 28 July 2021 21:51

https://youtu.be/-BiR9027y4c
Interviste, Fax News.
Raporti final i OSBE/ODHIR, nje arme e forte per PD ne betejat e ardheshme politike.
Raporti permban kolonat kryesore te asaj, qe quhet “masaker zgjedhore”.
Pa dyshim keto vendosen aty me “gjuhen” me te cilen shprehet OSBE.
PD e opozita duhet te ndertojne nje strategji efikase per perdorimin brenda e jashte vendit te ketij materiali, qe realishit eshte “disfate e thelle per demokracine tone”, prove e deformimit te saj nga ky rregjim.
Ky eshte nje “arme”, qe duhet perdorur gjeresisht e kudo.
Aty behen konkluzionet e procesit zgjedhor.
Konkluzionet politike te zgjidhjes se kesaj gjendje i ben politika dhe ketu dua te them PD, qe eshte motori i opozitar, shpresa e ndryshimit.
Zgjedhjet ne PD e Kongresi i saj u zhvilluan normalisht, pervecse faktit qe mund te quhej i parakoheshme, por dhe per kete nuk pati kontestime.
U realizuan nje sere objektivash nga keto procese e produkti ishte pozitiv.
Tashti dhe vazhdimi i analizes se 25 Prillit, ka nje material konkret perpara, raporti i ODHIR.
Per perdorimin me efikasitet te ketij materiali duhet fantazi strategjike e gjere, qartesi, dialog me njerezit, organizim, force, qendrushmeri.
Jo dhune, por qendrushmeri, ashtu si PD ka vepruar e fituar edhe ne situata te mepareshme te veshtira.
Duhet shfrytezuar cdo gje ne kete perballje me rregjimin, institucionet tona, rruget, sheshet, institucionet e partneret nderkombetare.
Sa me te forte e te qendrushem te jemi ne terren, aq me shume do te kemi edhe mbeshtetjen e partnereve tane.
Asgje nuk dhurohet, por fitohet.
Rregjimet duhen permbysur e ketu duhet shfrytezuar sa me mire edhe ky Raport, brenda e jashte vendit.
Ne lidhje me ngjarjet e Korces dua te them se vete perjashtimi eshte krejt jo produktiv.
PD ka nevoje per te gjithe, duke koncentruar te gjitha energjite tek perballja me rregjimin.
Dhe per keto duhet bere shume kujdes nga te gjithe, ne i perkasim nje familje.
Legjislatura qe vjen:
1- Eshte anti ligjore, kete e shkruan edhe ai raport.
2-Do tentoje ky rregjim ta perdore per te na larguar nga Europa e Perendimi, per te na cuar ne autokracite lindore.
3-Rregjimi do perpiqet te deformoje edhe me shume demokracine.
4- Do thellohet varferia etj.
5-Do shtyhet nga rregjimi drejt braktisjes se me tejeshme te Shqiperise.
Pra lufta me kete rregjim eshte domosdoshmeri historike.
Dhe kete mund ta beje vetem PD, qe eshte pasuri kombetare, simbol, shprese.
Prandaj jam kunder cdo ideje per “shperndarje, rithemelimi” etj te PD.
PD duhet ruajtur me fanatizem dhe persosur, kolaudur, adaptuar pa fund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...