Të dhënat e Eurostat/ Ikja e të rinjve nga Shqipëria, 78% e aplikimeve për azil janë të moshës nën 34 vjeç

E Enjte, 29 July 2021 08:31

 

Shqipëria po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, që po jep gjithnjë e më shumë pasoja në ekonomi, pasi po largohet në pjesën më të madhe forca e re e punës.

Të dhënat e Eurostat për kërkesat për azil sipas grupmoshave, tregojnë se që nga viti 2011 kur raportohen të dhënat deri në 2020-n, pjesa dërrmuese e aplikimeve në 27 vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht rreth 77-78% përbëhet nga grupmosha nën 34 vjeç.

 

Në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 7 mijë aplikime për azil, nga të cilët 30% ishin të grupmoshës nën 18 vjeç, 47% të grupmoshës 18 vjeç (77% nën 34 vjeç). 22% të atyre që kanë tentuar të ikin, duke kërkuar azil ishin të grupmoshës 35-64 vjeç dhe 1% mbi 65 vjeç.

 

E njëjta strukturë konstatohet përgjatë gjithë dekadës së fundit. (shiko grafikun: Aplikimet për azil në Be-27, sipas grupmoshave, 2011-2020). Në total janë rreth 160 mijë të rinj, që kanë kërkuar azil në dekadën e fundit në një nga 27 vendet e bashkimit Europian.

 

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT tregojnë se emigracioni i lartë i të rinjve, i kombinuar me rënien e lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë po ul popullsinë e re aktive në vend. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje me rreth 18 mijë persona në 2020-n. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.

 

Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.

Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.

 

Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...