Kur Xhaçka deklaronte 12-fishim të kapaciteteve për shuarjen e zjarreve

E mërkurë, 04 August 2021 10:15

 

Ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka organizoi më 6 korrik të 2018 një shfaqje publike të asaj që e konsideroi rritje 12-fish të kapaciteteve për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Ajo bëri me dije se helikopterët Cougar të Forcave Ajrore ishin pajisur me kova të reja, me një kapacitet prej 2500 litra uji për shuarjen e zjarreve në terrene të vështira.

 

LEXO EDHE:
Vasili: Degradimi politik i Ramës, që nga dhunimi i emigrantit deri te helikopteri në Himarë
“Prej ditës së sotme, infrastruktura e Forcave të Armatosura është përmirësuar, pas pajisjes së helikopterëve me kovat e posaçme, të cilat kanë një kapacitet prej 2500 litra uji. Ky kapacitet, në fakt, është 12 herë më i madh sesa përpjekjet e shkuara,” u shpreh Xhaçka gjatë fjaimit të rastit.

 

 

Aktiviteti pati për qëllim edhe promovimin e ligjit të ri të emergjencave civile, që i dha një rolë më të madh Forcave të Armatosura, të cilin ish-ministrja e quajti “një reformë të mirëfilltë ligjore, administrative, operacionale dhe strukturore.”

 

 

 

Ndërkohë, dy ditë më parë, zv.Ministrja e Mbrotjes, Dallandyshe Bici duke iu përgjigjur kërkesës së prefektit të Vlorës për ndërhyrje nga ajri në Karaburun, u shpreh se helikopteri ishte në remont.

Ajo këmbënguli se ai nuk ishte i nevojshëm, një vlerësim që rezultoi i gabuar pasi zjarri në Karaburun u përhap shpejt dhe presioni detyroi qeverinë ta përdorte të hënën helikopterin, duke e reklamuar me bujë.

Në publik, ndërkohë, u ngritën pikëpyetje nëse vendi kishte vetëm një helikopter në dispozicion.

Ky dyshim u fashit të martën nga një deklaratë për Report TV e ministrit aktual të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se helikopterët e tjerë nuk ishin të përshtatshëm për shurjen e zjarreve.

“Kemi helikopterë të tjerë, po nuk janë të përshtatshëm për këtë punë. Do të doja më shumë se ju që të kishim 100-200 helikopterë,” u shpreh Peleshi mes të tjerash.

Për të ditur mbi kapacitetet e vendit për shuarjen e zjarreve, do të duhet të presim raportin e KLSH-së, e cila ka nisur një auditim të institucioneve përgjegjëse, ku do të verifikojë nëse tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile, përputhen fizikisht me ato që janë blerë, si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve./EXIT

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...