'Ballkani i Hapur' ngrin në Alpet e Austrisë

Tuesday, 31 August 2021 14:56

 

Nga Sali Berisha - 31/08/2021

Nisma e Serbomadhisë “Ballkani i Hapur” ngrin në Alpet e Austrisë!

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Ballkanin, Lajçak denoncon në Forumin Europian Alpbach si të pashendetshme nismën “Ballkani i hapur”!

Miq, dje në Forumin Alpin perfaqësuesi i BE, Lajçak Aleancën trilaterale të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalëve të tij të pështirosur Rama dhe Zaev apo Ballkanin e Hapur të tyre e quajti publikisht të pashendetshme.

 

Duke përshendetur këtë qëndrim ndaj “Ballkan i Hapur” de fakto Ballkanit të Serbomadhisë dhe të sherrit shtoj se që në fillesat e të ashtuquajurit tij si Minishengen në Samitin e Novi Sadit e kam denoncuar fort këtë nismë si Nismë të Serbomadhisë, Minijugosllavisë dhe si nismë destabilizuese antishqiptare dhe kundër Kosovës.

Nisma shndërron në shtete vasale të Serbisë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Geobelsin e Millosheveçit serbomadhin Vuçiç në udheheqës kryesor të rajonit. Kjo në një rajon të sapo dalë nga konfliktet prish ekuilibrat e brishta dhe në vend të bashkëpunimit nxit përçarjen dhe nacionalizmat. Ajo pjeston në mënyrë katastrofale rendësinë e faktorit shqiptar në rajon, ndërsen shqiptarët kundër njëri - tjetrit për llogari të Serbisë, rrethon Kosovën jo vetëm në veri me armikun e saj të përhershëm Serbinë por tani edhe në lindje juglindje dhe jugperendim me klika shqiptare e maqedonase vasale të Beogradit.

Gangsterët e Ballkanit të lidhur me kartelet dhe organizatat me të rrezikshme kriminale të Europës bënë gjithçka për të mashtruar dhe manipuluar me deklarata të ndryshme se nisma e tyre kishte mbështetje të madhe ndërkombëtare. E verteta është se këtë nismë së fundi e pagezuar “Ballkani i Hapur” duket në nderim multimiliardierit George Soros, i cili është mbështetes pa kushte i dogmës së vjetër të hegjemonisë serbe në Ballkan përveç tij si kumbar i saj dhe Rusisë, e cila qendron prapa çdo nisme të dominimit të Rusisë së vogel dmth të Serbisë në Ballkan nuk e mbështet njeri.

Kjo jo se partnerët e Ballkanit, BE dhe SHBA janë kundër bashkëpunimit rajonal. E kundërta është e vërtetë. Por siç kanë theksuar ata janë për bashkëpunim gjithëpërfshirës vetëkuptohet të vendeve të pavarura dhe të barabarta dhe të bazuar në kriteret tashmë të njohura të Bashkimit Europian. Duke përshendetur denoncimin e Ballkanit të Hapur nga përfaqësuesi i BE për rajonin këtu më poshte po postoj edhe editorialin me titull “Aleanca Trilaterale e serbomadhit Vuçiç me vasalët e tij Rama-Zaev është aleancë për Serbinë e madhe” te publikuar me dt 24 korrik 2021 kushtuar Samitit të Shkupit. Sb

Aleanca Trilaterale e serbomadhit Vuçiç me vasalet e tij Rama-Zaev është aleance për Serbinë e madhe.

Miq, bashkëpunimi rajonal është i dobishëm dhe i domosdoshëm por vetëm kur ai bëhet midis shteteve sovrane dhe të barabarta. Ky bashkëpunim zgjeron liritë themelore të qytetarëve të vendeve të rajonit i sherben njohjes më të mirë, mirkuptimit midis njerzve dhe fuqizimit të shkëmbimeve ekonomike kulturore midis vendeve. Por efekte absolutisht të kundërt kanë aleancat bi apo tri laterale rajonale, ato kërcënojnë paqen stabilitetin veçanërisht në rajone që sapo kanë dalë nga konflikte të egra.

Një aleancë e tillë është dhe aleanca trilaterale e Presidentit të Serbomadhisë Vuçiç me argatët apo çiraket e tij Rama&Zaev. Kjo aleancë u themelua në Novi Sad ku Vuçiç në prani të Ramës dhe Zaev lançoi idenë e vjeter të Mini Shengentit rajonal. Por mungesa e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e shëndroi samitin e Novisadit ne Samitin e Vuçiçit apo të padronit dhe dy çirakve të tij, të cilet me praninë e tyre në atë samit shpallën Vuçiçin si promotor të integrimeve rajonale, de facto si udhëheqësin e rajonit. Kjo aleancë është e tëra në funksion të Aleksander Vuçiçit dhe kryekeput kundër Kosovës dhe defaktorizimit të rolit të saj si vend i pavarur në rajon për llogari të Serbisë. Samiti i Zotrisë me dy sherbëtor në Novi Sad fshiu Kosovën po për interesa absolute të Vuçiçit dhe serbomadhisë së tij jo vetëm nga tryeza e bisedimeve por në një provokacion shumë të rëndë dhe nga harta e Ballkanit. Në këtë kontekst Beogradi ditën e Samitit publikoi hartën e Samitit për rajonin në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë dhe Edi Rama në mediat e tij por edhe në rrjetin e tij personal të fb publikoi hartat e Beogradit për rajonin në të cilat Kosova paraqitej pjesë e Serbisë. Pas ketij Samiti themelues fantazma e aleancës trilaterale perçarese Vuçiç-Rama-Zaev kaloj edhe në Shkup dhe Tiranë duke ndezur po për llogari të padronit Vuçiç dhe në një akt të mirfilltë antishqiptar, antikombëtar luftën e ftohtë të Tiranës ndaj Prishtinës. Edi Rama mikpritësi i Samitit me urdhër të padronit të tij nuk kurseu rrufetë ndaj kryeministrit të Kosovës dhe rezultati i vetëm i Samitit të Tiranës ishte kjo luftë antikombetare e Edi Rames ndaj Kosovës.

Marrëveshja e Ëashngtonit ku Serbia dhe Kosova u ulën në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit Trump si palë të barabarta u duk se i dhe fund aleancës trilaterale të Novisadit dhe e shndërroj marrëveshjen e Novisadit apo Mini Shengenin në një marrëveshje midis shteteve të barabarta të rajonit. Por samiti i fundit trilateral virtual Vuçiç-Rama-Zaev ishte një shkelje e hapur e marrëveshjes së Washingtonit dhe rikthim tek traktati i Novisadit i cili injoron egzistencen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe vendos hegjemoninë e Serbisë në rajon. Përveç kësaj aleanca trilaterale Vuçiç-Rama-Zaev është destabilizuese dhe antishqiptare sepse ajo në një farë mënyre është kundër edhe shqiptarve të Maqedonisë së Veriut.

Duke përfituar nga kjo aleance partitë politike të etnisë maqedonase hartuan rrezolutën në përgjigje të problemeve që kanë me Bullgarinë në të cilën injorohet tërsisht ekzistenca e etnisë shqiptare në atë vend. Une uroj që kundershtitë midise Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të zgjidhen sa më shpejt por vlersoj se me rezoluten e fundit partitë e etnisë maqedonaese u suallën sikur në atë vend jetojnë vetëm ato dhe jo edhe shqiptarët. Përveç ketyre Aleanca trilaterale e Mini Shengenit gjysma gjel Vuçiç-Rama-Zaev në të cilin nuk marrin pjesë tre vendet tjera sepse nuk dëshirojnë të nxisin serbomadhinë në rajon vetvetiu ushqen dhe gjalleron nacionalizmat rajonalë.

Si përfundim mund të thuhet se rajoni ka nevojë për Aleanca gjithpërfshirëse dhe jo bi apo trilaterale. Historia ka provuar se hegjemonia serbe në rajon apo dominimi i Ballkanit nga Beogradi nxit destabilizm dhe konflikte

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...