Noka: Basha presion strukturave që Berisha të bllokohet dhe të ndalohet firmosja e formularëve

Saturday, 09 October 2021 22:00

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, shprehet se shumica e bazës së PD është pro “Foltores” së Berishës, ndërsa shton se mbi 80 % e anëtarësisë janë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-Kryeministrit nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për Ora News, Noka thekson se Basha po ushtron presion ndaj personave që janë pjesë e strukturës së PD që të mos pritet Berisha dhe të ndalohet firmosja e formularëve, për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

 

Sipas Nokës, Basha ka shantazhuar kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh për të mos firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

‘Baza e PD në shumicën e saj është pro foltores. Kudo që shkon Berisha gjen mbështetje. Këtë e di dhe Basha. Ai ka pranuar që mbi 80% e anëtarësisë së PD, janë kundër vendimit të tij. Firmat po vazhdojnë në mblidhen, numri që kërkohet nga statuti është kaluar.

 

Kjo gjë është për të ardhur keq. Nga njëra anë në takimin me kryetarët, me deputetët Basha është munduar të flasë me superlativa për Berishën. Kjo ka qenë hipokrizi absolute, sepse në takimet e ngushta me individë, apo pjesë të strukturave, Basha ka dhënë porosi që Berisha të bllokohet, të mos pritet dhe të ndalohet firmosja e formularëve. Kemi të bëjmë me një Lulzim Basha me dy fytyra. Por askush nuk do t’ja di. Ecën përpara “Foltorja”, ngjall shpresë dhe besim për të ardhmen e për PD në pushtet. Basha nuk mund ta sjellë PD në pushtet.

Basha nuk gëzon më mbështetjen e demokratëve. Berisha ka të një qëllim, që të bashkojë demokratët që i përçau Basha. Basha ka arritur deri aty sa ka marrë kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh duke i shantazhuar për të mos firmosur, e kam të konfirmuar. Nuk po flas për disa nga bashkëpunëtorët e Bashës që bëjnë nga mëngjesi deri në darkë këtë gjë’, tha Noka

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...