Presidentja e Taiwanit sfidon presionet ushtarake kineze

Diel, 10 October 2021 08:53

 

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, do të zotohet të mbrojë sovranitetin dhe demokracinë e ishullit, në një fjalim të dielën me rastin e festës kombëtare të vendit, duke thënë se Tajvani përballet me sfidat më komplekse dhe më të forta se kurrë më parë, në një kohë kur janë rritur tensionet me Kinën.

 

Tajvani demokratik, për të cilin Kina ka pretendime territoriale, është vënë nën një presion ushtarak dhe politik në rritje nga Pekini. Këtë muaj Kina shkeli disa herë hapësirën ajrore të Tajvanit.

Sipas disa pikave kyçe të fjalimit që presidentja do të mbajë drejtuar vendit, siç përshkruhet nga agjencia e lajmeve Reuters e cila ka siguruar pjesë të fjalimit, Presidentja Tsai do të shprehet se Tajvani është në vijën e parë të mbrojtjes së demokracisë dhe përballet me sfida të pashembullta, të komplikuara dhe të ashpra.

Presidentja Tsai do të përsërisë vendosmërinë e plotë të Tajvanit për të mbrojtur veten dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe do të theksojë se Tajvani nuk do të “nxitohet”. Por kur flitet për sovranitetin e vendit, nuk do të ketë kthim mbrapa, pritet të thotë presidentja.

 

Duke folur të shtunën më herët në Pekin, Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të realizonte “ribashkimin paqësor” me Tajvanin dhe nuk përmendi drejtpërdrejt përdorimin e forcës pas javës së tensioneve me Tajvanin që ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare.

Tajvani reagoi me zemërim ndaj fjalimit, duke thënë se vetëm populli i Tajvanit ka të drejtë të vendosë për fatet e veta. Kina refuzon të flasë me Presidenten Tsai, e rizgjedhur me një shumicë dërrmuese vitin e kaluar me premtim për t’i bërë ballë Pekinit, ndërsa Pekini e cilëson atë si separatiste.

Ajo e ka bërë forcimin e mbrojtjes së Tajvanit, pikën kryesore për administratën e saj, për të krijuar mundësinë e një frenimi sa më të besueshëm ndaj Kinës, vend i cili po shton përpjekjet për modernizimin ushtarak.

Një ditë para festës kombëtare të Tajvanit, Presidentja Tsai kaloi mbrëmjen e së shtunës në një pritje në bazën ajrore Hsinchu në Tajvanin verior, ku ajo falënderoi forcat e armatosura për përpjekjet e tyre për të mbrojtur ishullin

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...