Reportër pa Kufij dënojnë sulmet e Ramës ndaj medias: I krahasoi me nazistët dhe terroristët

E mërkurë, 13 October 2021 19:23

 

Organizata për lirinë e medias, Reporterët pa Kufij ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e OSBE-së për gazetarinë në Europën Juglindore, ku u shpreh se liria e përhapjes së lajmeve në internet ka minuar në një lloj mënyre lirinë e fjalës.

Reporterët për kufijtë, duke dënuar sulmin e Ramës ndaj medias online, shtojnë se 'kreu i qeverisë i krahasoi mediat me nazistët dhe terroristët'.

Organizata thotë se shqetësuese mbetet fakti që Parlamenti planifikon të diskutojë ndryshimet në ligjin për mediat, të njohura si paketa kundër shpifjes.

Reporterët pa Kufij shtojnë se në ligj duhet të reflektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias, për të shmangur cenimin e fjalës së lirë.

"Denoncojmë sulmin e Kryeministrit Edi Rama ndaj mediave online në konferencën e OSBE, duke i krahasuar ata me nazistët, terroristët dhe pedofilët. Akoma më shqetësuese fakti që Parlamenti planifikon të diskutojë ndryshimet në ligjin për mediat, të njohura si paketa kundër shpifjes. Ndryshimet në ligj do të lejonin sanksionet joproporcionale të vendoseshin ndaj mediave online nga AMA, një autoritet i kryesuar nga ish -këshilltari i Edi Ramës. Kërkojmë ndryshime së bashku me rekomandimet e komisionit të Venecias për të shmangur ndalimin e fjalës së lirë", thuhet në deklaratën e Reporterëve pa Kufij

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...