Dibranët i kërkojnë Berishës t’i udhëheqë/ Berisha: Do ‘votojmë’ me protesta masive

Tuesday, 19 October 2021 19:04

 

Foltorja e Dibrës u mbyll sërish me kërkesën e demokratëve që Sali Berisha të kthehet në drejtimin e partisë.

Një prej tyre madje tha se është gati të dorëzojë dokumentin që mban emrin e Lulzim Bashës. “Dokumentin me emrin e Lulzim Bashës dua ta dorëzoj. Nuk mund të mbaj dokumentin me emrin e një tradhtari,” tha ai.

 

Por Berisha insistoi se partia duhet të bashkohet. Edhe më herët ai tha se nuk duhet të ketë ndarje në bashistë dhe berishistë.

“Dokumentet siç janë të vlefshme, edhe ai duhet të mendojë për këtë. Atë e kanë marrë peng, por ju nuk mund t’ju marrin peng. Do jemi më lart se në vitin 1990 se dimë 10 herë më shumë se në atë vit. Do e bëjmë partinë më të fortë, më të lirë,” tha Berisha.

 

“Atyre që nuk kanë ardhur, u them duke përdorur fjalët e kryetarit të degës së PD të Hasit, i cili ia tha Lulzim Bashës: kryetar, po erdhi Sali Berisha për Foltoren, unë do jem aty. Do të jem sepse unë nuk jam të nesërmen kryetar më. Dmth baza ime është e tëra me të. Unë i ftoj këta. Secili që mendon ndryshe, do dëgjohet dhe do respektohet. Ne jemi bashkë,” theksoi Berisha.

“Qytetarët, të cilëve Edi Rama iu dhunoi dhe rrëmbeu votën, do të votojnë në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë në protestat më të fuqishme që vendi ka njohur. Do votojnë me protestat e tyre,” paralajmëroi Berisha.

"Edi Rama më 25 prill përdori 130 milionë euro para të thata duke shpërndarë në zonat e tërmetit, me dokumenta të thesarit të shtetit. Përdori 990 mijë dokumenta personale të qytetarëve në sistemin antikushtetues me të dhëna personale me patronazhistët. Përdori bandat dhe paratë e drogës për të blerë vota. Çdo kryetar i lirë absolutisht mbushte sheshin të nesërmen. Ose përmbyste zgjedhjet, ose nuk lëvizte njeri nga sheshi. Doli bëri një deklaratë pa sens ‘fituam’ a se ç’tha dhe u zhduk një javë. E thirra dhe i them duhet të bëhen përpjekje të jashtëzakonshme që të vendosen sanksione ndërkombëtare për Edi Ramën. Po, më tha. I tregova shembull terrorin me patronazhistët. Po, po, tha. Por ishte tradhëti e madhe e tij. Nuk nxori asnjeri në shesh".

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

Aktualitet

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

  Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para . Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohen në...

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

Moti

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

  Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, që do të sjellin reshje shiu gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim pritet...

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

Kronikë

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

  Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët. Shkak i zjarri në banesë është...